Home KRYESORE DEKALOGU: U humb beteja – lufta duhet me u fitue!

DEKALOGU: U humb beteja – lufta duhet me u fitue!

Nga Halil Matoshi

Ne kete humbje secili kosovar e ka hisen e vet dhe perfundimisht kosovaret duhet me u mesue me e pranue pergjegjesine:

1, Secili kosovar i gjalle sot duhet me kene krenar qe perket ne Perendim dhe ka mbeshtetjen e botes se lire, demokracive te zhvillueme dhe shume shteteve liberale afro-aziatike… Falemneres USA, Britani e Madhe, Gjermani, France, Itali…

2. Ne jemi shoqni paranojake dhe ia nisem pa i verifikue lajmet me e akuzu boten arabe, pa te drejte!

Pra, – ra ky mort e u pame – duhet ta ndryshojme kete ves te keq! Duhet t’i verifikojme lajmet dhe te mos bahemi zemerfyt! Une kerkoj falje publike qe “u rashe ne qafe” me ni status ne FB Arabise Saudite dhe Egjiptit… E korrektova!

3. Shume kosovare e kane damtu rand afirmimin e Kosoves ne bote, duke e shfaq sy bote si vend barbar e jo si vend me kujtese kulturore me 2004, e ne disa raste edhe pas pavaresise;

4. Qeveria e Kosoves e ka hisen e vet te pergjegjesise: Hashim Thaci personalisht asht fajtor pse psh Japonia, Koreja jugore, Polonia, abstenojne, kur dihet se e kane njohur Kosoven e pavarur? Ai duhet ta sqaroje kete para publikut kosovar… A thue thjesht nuk i besojne kesaj Qeverie!?

5. Nga pese vendet qe nuk e kane njohte Kosoven, Rumania e Greqia abstenuen gja qe asht ma afer qendrimit pro Kosoves, por qysh shpjegohet vota kunder e Gjeorgjsie qe ka ni konflikt te hapun me Rusine!?  A ka kerkue me e vizitue Hashim Thaci ndonihere kete shtet? Po vendet e arealit kulturor turk si Turkmenia dhe Azerbaixhani? E ato si Kazakistani, Kirgizia etj?

Behgjet Pacolli po doket se vetem ka prish pune!?

6. Po doket ashiqare qe vendet komuniste si Kina e kan inat Kosoven e pavarun dhe kjo duhet me ua kthye njesoj.
Duhet qe Kosova me urgjence me e njofte Tajvanin!

7. Qe vendet e Amerikes Latine jane kunder, poashtu asht e mete e Qeverise, sepse doket ashiqare ato s’kane lidhje me realitetin kosovar!
Duhet shume ma shume levizje diplomatike, marketing edhe permes vendeve te treta; (A i asht drejtu najhere naj diplomat kosovar Portugalise psh. per me e ba cashtjen e Kosoves te njoftun ne Brazil psh!?)…

8. Ne politikat e jashtme Prishtina zyrtare duhet me punesue shume miq te huej te Kosoves, nga te gjitha fushat, qe nga bizneset e deri tek artet dhe Shaw-bizi. Profesoret me fame botnore qe i shkruen UNESCO-s pro Kosoves, ish Kryeadministratoret e UNIK-ut dhe shnume personalitete duhet t’i mbajme afer dhe t’i respektojme institucionalisht dhe ne te gjitha menyrat…

9. Roli i Shqipnise ne betejen per UNESCO ishte dinjitoz, bravo dhe falemneres, porse Ministria e Jashtme kosovare duhet t’i ndaje rolet dhe mos ta detyroje Shqipnine qe te shpenzoje krejt energjite dhe resurset e vetme!

10. Duhet t’ia nisim te mendojme si njerez te lire, e te pergjegjshem. Perkasim ne Perendim por jemi liberatore dhe duem raporte te miar edhe me LIndjen. Jemi prane popujve qe kerkojne liri e pavaresi. Na duen te tjeret dhe na duhet me u afrue ma shume sinqeritet e dashuni, me i dashte te tjeret. Duke krijue shtet te lirive civile e te se drejtes ne shtepi, shtet te mireqene dhe te emancipuem kulturalisht e te edukuem qytetarisht!

Dhe se fundi, Qeveria e Kosoves duhet me ia ba te qarte Serbise, me urgjence se nese ajo shfaqet animqsore ndaj Kosoves dhe e pengon Kosoven per me u ba anetare e organizatave botnore, atehere Marreveshja per Bashkesine e Komunave me shumice serbe mun d te pezullohet ose edhe te prishet krejt!?

Share: