Home KRYESORE Dekorimi i ish hetuesve padrejtësi historike, jo akt kundër kristianit At Zef...

Dekorimi i ish hetuesve padrejtësi historike, jo akt kundër kristianit At Zef Pllumit

Nga Dom Gjergji Meta

Mos u merakosni per Ate Zef Pllumin…

Une e di me siguri qe Ate Zef Pllumi, per hetuesit e tij qe e kane perndjekur, rrahur e torturuar, ka folur pa mllef ne tregimet e tij ne bestsellerin “Rrno per me tregue”.  Ate Zefi eshte ai qe kur e ka pare Ramiz Aline te ulur ne nje kafe ka shkuar dhe e ka takuar e ka pi kafe me te. Po, sepse nje prift katolik nuk do te ishte i tille nese do te kishte mllef dhe inat, nese do te mbante meri apo do te urrente.

Dekorimi i nje ish-hetuesi apo atyre ish-ave te tjere qe lexova sot ne nje portal online nuk eshte çeshtja e Ate Zefit dhe e asnje prifti katolik qe ka dhene jeten per Krishtin dhe per lirine e shqiptareve duke mos mohuar Zotin e as vetveten.

Dekorimi i tyre eshte nje padrejtesi ndaj historise dhe brezave qe po rriten, sepse u themi ketyre te rinjeve te sotshem qe keta (ish-hetues, ish- prokurore, ish-sigurimsa etj) jane nje model, nderkohe qe ne asnje rrethane kush ka vrare e perndjekur, rrahur apo perdorur dhunen kunder lirise se tjetrit, nuk mund te dekorohet apo te serviret si model. Ketu eshte ceshtja!

Sa per Pater Zefin, e shume Padra te tjere, perfshi kete qe po flet ketu pra dom Gjergjin: Fali o Ate se nuk e dine cfare bejne! Fali, se ne jeten tone e kemi falur njehere dhe nuk na perket me.

PS: Nën motivacionin “Për kontributin në luftën për Çlirimin e Atdheut nga pushtuesit nazi ”“ fashistë, qeveria ka dekoruar edhe Shyqyri Çokun qe sic e zbuloi gazetari Tedi Blushi, ka qenë hetues i At Zef Pllumit.

Share: