Home KRYESORE Deputeti Mamo ankohet për çështjen çamet pa kërkuar interpelance….

Deputeti Mamo ankohet për çështjen çamet pa kërkuar interpelance….

Deputeti Çam Omer Mamo tha dje ne parlament se ishte i zhgënjyer që çështja e çamëve nuk kishte përparuar, ndonëse u premtua prej qeverisë së re të kryeministrit Edi Rama për një gjë te tille. “Nuk është bërë asnjë lëvizje politike dhe diplomatike për njohjen e gjenocidit që është kryer ndaj nesh”- tha deputeti i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet dhe harroi qe kjo gjë nuk behet vetëm duke folur, por mund te kërkoje interpelance me ministrin e jashtëm Ditmir Bushati për te sqaruar perse nuk është mbajtur fjala e dhëne politikisht. “Partia e Çamëve”, PDIU, mbron çështjen e shqiptarëve të krahinës së madhe etnike të Shqipërisë Jugore, Çamërisë, të aneksuar nga Greqia, por me sa duket edhe eshte e interesuar per pushtet dhe ka harruar qe duhet te kërkoje llogari duke përdorur numrin e votave ne parlament jo vetëm për vende pune… Keto kohe nuk do ti vijnë me komunitetit çam…

Share: