Home KRYESORE DËSHMORËT me siguri po ulerisin…

DËSHMORËT me siguri po ulerisin…

Nga Abedin Zymberi

Pasi që tash po kemi mundësine që përmes kabllovikut dhe televizioneve të gjitha trojeve Shqiptare të përcjellim lajmet, çdo njeri normal kur i përcjell lajmet për në Kosovë e kap trishtimi kur shef se sëpaku njerëzit që thirren në emër të luftës e në emër të invalidëve e dëshmorëve se si po e shkatrrojne Kosovën e përgjakur.

Në anën tjetër shikojmë Shqipërinë për të cilën shume njeriu dha jetën dhe shofim se çdo dite vriten njerëz, çdo dite ikin njërëz, çdo dite armiqte tane po futen brenda në emër të investimeve e po i futen në damar shqipërisë.

Kur shof lajmet në Maqedonine e pasluftës së 2001-shit të kap trishtimi i degradimit total të Shqiptarëve në çdo drejtim të jetës, shpërngulje, burgosje, vrasje, nënçmim deri në kocka. Shikon emisione debative dhe kur shef se deputeti i zonës së përgjakur në vend se të kërkon investime për vendlindjen e shkaterruar, ai del e mbron buxhetin diskriminues, ku shpërndahen miliona euro për muzeumet Maqedone kurse e pamë se në çfar gjendje është Muzeumi i alfabetit Shqip në Manastir! Ai deputeti pra, arsyeton projektet e VMRO-së gje qe, të bën të pyesesh veten përçka luftuam, përçka ranë dëshmore mijëra shqiptarë, edhe une pyes veten çfare njerëz jemi nr?

Sikur ti hapim varret e dëshmorëve dhe të shikojmë se në çfarë gjendje janë ata, sigurisht se janë duke uleritur e duke u rrotullisë nga ankthi që i ka kapë prej asaj se çka po ndodhë mbitokën Arbërore. TURP….!

Share: