Levizja Vetevendosje ben me dije se Policia ka arrestuar dhunshem dhjetera aktiviste ne zyret e Levizjes VETEVENDOSJE! “Kjo polici e cila eshte vene ne mbrojtje te ‘Zajednices’ vazhdon t’i mbaje te bllokuara zyret tona. Rezistenca e aktivisteve ne rruge po vazhdon dhe ‘Zajednica’ nuk do te kaloje” – thuhet ne nje njoftim per shtyp te kesaj levizje pas manifestimit sot ne Prishtine. Mediat bejne me dije se edhe Albin Kurti rezulton i ndaluar nga policia!
“Policia ka arrestuar mbi 90 aktiviste deri me tash. Disa prej tyre jane te lenduar rende nga dhuna brutale policore. Denojme arrestimin e tyre te padrejte dhe kerkojme lirimin e tyre te menjehershem” – Thuhet ne njoftimin e fundit te Livizjes.