Home KRYESORE Do ketë sulme te reja Parisi…!?

Do ketë sulme te reja Parisi…!?

Kryeministri francez Manuel Valls ka paralajmëruar se Franca mund të bëhet objekt i sulmeve të tjera të militantëve islamikë dhe se ndaj duhet kujdes. Në një lidhje direkte me studion e njerit prej televizioneve franceze, Valls ka mbështetur linjën e presidentit Hollande, për luftë të pamëshirshme ndaj Shtetit Islamik. -“Jemi në luftë. Do të jetë një luftë e gjatë dhe e vështirë dhe për këtë them se duhet të presim sulme të tjera”, ka thënë Valls ndersa ministri i Brendshëm, Bernard Cazeneuve ka lënë të hapur mundësinë e vendosjes së shtetrrethimit në Paris. - “Prefektët kanë mundësinë që ta dekretojnë shtetrrethimin”, ka thënë mbrëmjen e së shtunës Cazeneuve për mediat franceze.

Ndërkohë, liderët e 28 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian kanë reaguar ndaj ngjarjes përmes një deklaratë të përbashkët, ku kanë theksuar se ndaj së keqes duhet reaguar bashkarisht. Të unifikuar, liderët e BE-së theksojnë se, 13 nëntori do të jetë një ditë zie europiane. “E mira është më e fortë se e keqja. Gjithçka që mund të bëhet në nivel europian për të garantuar sigurinë e Francës do të bëhet”, vijon deklarata.

Share: