Nga Perparim Kabo
Një ministër mund të japi dhe dorëheqjen dhe motivet janë nga më të ndryshmet, morale, profesionale, shëndetësore, ezaurim mendor, skandalet, moskordinim, pakënaqësi mes palëve, apo bezdi ndaj dhe prej partnerëve të huaj etj etj…! Zoti Naço largohet dhe pas na la një letër të shkurtër ku gjithësesi edhe atje mund të lexohet në nën-rreshta. “Që të funksionojë më mirë bashkëpunimi” shkruan Ai…!!! Po për cilën bashkëpunim e ka fjalën ish ministri. Me qeverinë në tërësi? Mundet kur dihet që çdo projektligj apo VKM duhet të marri pëlqimin për përputhshmëri juridike e kushtetuese. Pra a mos vallë diku ka thënë jo, dhe nuk ka hapur rrugë. Mos nuk ka funksionuar bashkëpunimi me kryeministrin, sepse Naço nuk dukej tip që urdhërohej? Mundet. Ai para do kohe ishte në SHBA dhe u pa se morri nota kaluese. Mos ish ministri drejtësisë nuk shkonte me grupin për reformën në drejtësi, pra e kishin nënvleftësuar? Mundet!
Por që të kuptojmë se çfarë ka ndodhur ka edhe disa argumente të tjerë jo pa vlerë. Koha kur jepet dorëheqja dhe rrethanat. Pikërisht pas vizitës së ekspertëve të Komisionit të Venecias që lanë një vlerësim shumë të vakët për punën dhe ua prishën planin “ithtarëve” të cilët në janar 2016 ishin bërë gati për ndryshime tejet të thella aq sa duket se do te ribëhet vet shteti. Gjithashtu Ligji i ri për Kthimin dhe Kompesimin e Pronave ka lidhje me Hipotekat që janë në varësi të Ministrisë së Drejtësisë.
Një tjetër rrethanë janë fjalët e kursyera të zotit Meta,…”akt qytetar dhe ka punuar mirë…pra asnjë shpjegim dhe jo ka punuar shumë mirë. Nga ana tjetër një heshtje e plotë e Zotit Rama dhe asnjë falenderim…por nxitim që të mbyllej vrima e hapur. Fjalët e tij se kjo është qeveria më e mirë e Shqipërisë në të gjitha kohërat nuk paskan pasur rezonim real tek Ministria e Drejtësisë.
Zëvëndësimi me një herë me Ylli Manjanin një person që ka humbur shumë nga shkëlqimi intelektual dhe që ka bredhur nga një vend tek tjetri thjesht nga konjulturalizmi tregon se LSI nuk donte ti faturohej dështimi i reformës në drejtësi, porse ngurtësia e Metës tregon se edhe ai nuk është se ndjente keqardhje për ikjen e zotit Naço.
PK 10 Nëntor 2015