Home KRYESORE Duhet reaguar kundër trendit te ikjes dhe i plakjes!

Duhet reaguar kundër trendit te ikjes dhe i plakjes!

Nga Dritan Broka, Kryetar i partisë “Forca Rinia”

Të ndërhyjmë sa më shpejtë në këtë sistem të kalbur që të mënjanojmë largimin e te rinjve nga Shqipëria ose shumë shpejtë Shqipëria do humbi dhe ketë xhevahir që sot e disponon; RININE…

Sipas një studimi të Instat mbi plakjen e popullsisë, në vitin 2030 popullsia mbi 65 vjeç do të përbëjë 33% të qytetarëve në Shqipëri, ky trend do çoje Shqipërinë në një recension përfundimtar. Deri më sot ne kemi qenë një ndër vendet me popullsi më të re në Europë. Duhet sensibilizuar familja, shoqëria dhe shteti qe te gjendet mënyrat e reagimit te duhur!

Dhe do thoni ju, kush është një ndër shkaqet thelbësore e këtij largimi masiv te shqiptareve? Humbja e besimit dhe largimi i te rinjve nga Shqipëria për arsye ekonomike dhe kryesisht të mos gjetjes së një pune, mos pasja e një perspektive të qartë, ceshtje që janë kanceri i shoqërisë sonë…

I bëjmë thirrje qeverisë dhe strukturave përkatëse të hartojnë plane konkrete, strikte por më e rëndësishmja të zbatueshme, ku edhe të filloje sa më shpejtë implementimi i tyre qe te mënjanohet ky trend i frikshëm. Të realizoje politika reale dhe konkrete për arsimin, shëndetësinë dhe më kryesoren ekonominë e punësimit te familjes shqiptare…

Rinia është e demoralizuar dhe pa shpresë, kërkojmë që t’i kthehet vizioni shtet-bërjes së shëndetshme në të mirë të qytetarëve shqiptare, kjo në thelb do kthej besimin e humbur te i gjithë sistemi në Shqipëri i cili është shkatërruar këto 20 vite. Rinia duhet te kete rolin e saj dhe te ofroje ide dhe propozime konkrete te cilat nuk i mungojnë energjisë pozitive te saj…

Share: