Home KRYESORE Dy linjat politike te PD-se ndaj dekriminalizimit…

Dy linjat politike te PD-se ndaj dekriminalizimit…

Nga Artur Nura

Pavarësisht se votimi i draftit të dekriminalizimit do të bëhet pasi të jenë hartuar ndryshimet kushtetuese, debati politik për të u konsumua dje në Parlament!

Në emër të PD, Oerd Bylykbashi e vuri theksin tek nevoja e përfshirjes edhe të testit të drogës, por jo si kusht. Ky qëndrim, erdhi vetëm pak orë pasi ish-kryeministri Sali Berisha, në replikë me ministrin Tahiri deklaroi se nuk e voton ligjin pa testin e droges!

“Pa testin e drogës ligji është i gjymtuar. Edi Rama është i droguar, sipas shumicës së shqiptarëve. Si do ta votoj unë ligjin pa testin e drogës? Kundër ndërgjegjes sime” – tha Berisha ne Parlament. Kjo deklarate u injorua me elegance nga qendrimi i Bylykbashit ne emer te PD-se!

Duket se tashme qartazi ne PD ka dy linja politike, ajo e ish kryeministrit dhe ajo e kryetarit aktual Lulzim Basha. Ky i fundit qartazi ka mbeshtetjen e nderkombetareve dhe i duhet shume pune te fitoje mbeshtetjen e militanteve te PD te cilet ne menyre natyrale jane me Berishen i cili nuk e ka mbeshtetjen nderkombetare.

Duket se beteja midis ketyre dy linjave e mban peng partine me te madhe ne opozite dhe i jep mundesi shumices se majte te mos preokupohet edhe pse rezultatet e punes se saj jane te kritikushme. Nje gje eshte e qarte humbja e zgjedhjeve te ardhshme politike nga ana e opozites i intereson Sali Berishes dhe projektit te tij politik per kthim ne drejtimin e saj me njerezit e tij besnik.

Duket se ky projekt i Berished i intereson shumices e cila sulmon qartazi me shume Lulzim Bashen dhe i jep hapesira jashte normave Sali Berishes! Kjo sepse i shton jeten qeverisjes se saj problematike, por edhe amortizon problemet e saj te brendshme.

Nga brenda PD kane filluar sulmet nga brenda ndaj projektit politik te Lulzim Bashes dhe ne na duhet te presim nese ky i fundit do jete aq i zoti sa pervec mbeshtetjes se nderkombetareve dhe njerezve pa parti te mund te perballohet me jeto sfida dhe ti fitoje ato. Ne do jemi deshmitare te ketij “shahu” politik lojetare profesionale te se cilit deri tani jane konfirmuar Sali Berisha dhe Ilir Meta. Lulzim Basha, por edhe Edi Rama duhet te tregojne tjeter pjekuri politike per ta fituar ate. Ne jemi ne pritje te rezultateve, parimisht si nderkombetaret te cilet jane tashme “politikanet” me aktive!

Share: