Home KRYESORE Edhe dekorimet e luftes si postet drejtuese…

Edhe dekorimet e luftes si postet drejtuese…

Nga Petrit Vargu

Kur pashë sot në mëngjes në titujt e gazetave, që ishte dekoruar si veteran mjeku i Enver Hoxhës, më shkoi mendja te partizani 15-vjeçar që shkoi të luftonte deri në Vishegrad, kardiologu i mëpasshëm i Enver Hoxhës Dr. Hajro SHYTI.

Dyshova se mos i jepnin ndonjë atribut edhe Prof. Hektor PEÇIT, që pothuajse i përmbushte kriteret e gazetës së sotme, por të dekorosh një njeri pas asnjë lidhje me luftën, do të thotë të ofendosh të sakrifikuarit e Luftës Nacional-Çlirimtare.

Kjo bëhet sipas modelit të sotëm, postet drejtuese i marrin ata që nuk u sakrifikuan dhe që nuk dinë asgjë. E mjaftueshme është që të dinë të rrinë në rradhë të heshtur dhe të bëhen servilë. Njerëzit që nuk dinë të respektojnë të sakrifikuarit dhe të rënët, nuk mund të duan të gjallët.

Share: