Presidenti turk rexhep Taip Erdogan vazhdon linjën e fortë ndaj homologut rus Vladimir Putin. Ai ka deklaruar për gazetën Huriyet se nuk ka ndërmend të kërkojë falje për incidentin me avonin rus. “Nëse është dikush që duhet të kërkojë falje, ai është Vladimir Putin. Ata dhunuan hapësirën tonë ajrore dhe ndaj duhet të kërkojnë falje. Ne vetem mbrojtëm kufirin tonë. Të njëjtën gjë do bëjmë nëse do përsëritet kjo ngjarje” – ka thene Erdogan.