Home KRYESORE Etapa të procesit Gjyqësor AIS (OJF) vs PS, LSI dhe PD

Etapa të procesit Gjyqësor AIS (OJF) vs PS, LSI dhe PD

Nga ARANITA BRAHAJ

Ne jemi vendi që kemi ose gjyqtarë pa integritet , ose gjyqtar të paaftë qofshin këta edhe Magjistrat. Kushtetuta Shqiptare sjell një nga modelet më të mira të të drejtës së informimit mbi shpenzimet elektorale duke përdorur fjalën ”˜kurdoherë publike’. Pra në çdo kohë, pa kufizim, pa diskriminim, pa procedura burokratike pa nevojën më segmente institucionale. Ky nen e bën vendin tonë pjesë të listës së vendeve ku akse-si i informimit ka një dimension liberal të ngjashëm me vende Demokratike ngjashëm edhe SHBA-të.

Por meqenëse Magjistratura ska asnjë vlerë përpara partitizimit, Gjykatësja Shqiptare nuk i qëndron dot hierarkisë ligjore dhe parimeve bazë të të drejtës. Ajo pretendon se ”˜kurdoherë’ ndajfolje e përdorur në Kushtetutë është atëherë kur do Partia, KQZ-ja e super ngarkuar, Komisioneri institucion i pavarur komponent i rreshtuar i partisë në pushtet apo ekspertët që nuk dorëzojnë asnjë raport auditimi për fushatën po nuk morën paratë që u vonohen për punën.

Gjithashtu është pak çudi që njësoj sikurse një jurist partie edhe një Gjyqtare magjistrave ngatërron “raportin e audimit” me “listën e shpenzimeve dhe donatorët”. Pra objektit e kërkesës për informim.

Etapa të procesit Gjyqësor AIS (OJF) vs PS, LSI dhe PD

Një Organizatë jo Qeveritare ka hedhur në Gjyq tre parti politike PS, PD, LSI dhe Komisionerin për të Drejtën e Informimit. Organizata ka kërkuar nga Partitë informacion zyrtar për financimin e tyre në fushatën elektorale 2015. Neni 9 I Kushtetutës parashikon se Burimet financiare të partive, si dhe shpenzimet e tyre bëhen kurdoherë publike. Kjo është hera e parë që tre Parti Politike janë palë e paditur në një proces gjyqësor.

Neni 9 KUSHTETUTA

1. Partitë politike krijohen lirisht. Organizimi i tyre duhet të përputhet me parimet demokratike.
2. Partitë politike dhe organizatat e tjera, programet dhe veprimtaria e të cilave mbështeten në metoda totalitariste, që nxitin e përkrahin urrejtjen racore, fetare, krahinore 2 ose etnike, që përdorin dhunën për marrjen e pushtetit ose për të ndikuar në politikën shtetërore, si edhe ato me karakter të fshehtë janë të ndaluara sipas ligjit.
3. Burimet financiare të partive, si dhe shpenzimet e tyre bëhen kurdoherë publike.
Kronologji
ü Ne ju drejtuam tre partive me shkrim 09.06 qershor, fushate.
ü Kërkesa bazohet tek e drejta për informim dhe Kushtetuta.
ü Tre partitë nuk u përgjigjen kërkesave zyrtare.
ü AIS organizata kërkuese ju drejtua Institucionit të Komisionarit për të Drejtën e Informimit (Besnik Dervishit), ku pretendimi i AIS u rrezua.
ü Me Padi i drejtohemi Gjykatës Administrative si kompetente për të Drejtën e Informimit.
ü Deri tani ne Gjykate është mbajtur vetëm dy seance paraprake ku është paraqitur vetëm Përfaqësuesi i Partisë Socialiste dhe një përfaqësues nga Komisioneri për te Drejtën e Informimit.
ü Gjyqtare me short është zonja Selvie Gjocaj (magjistrate).
ü Zyra Ligjore që përfaqëson Palën kërkuese është Gumi & Associates

http://ais.al/new/ais-kunder-tre-pa…

Share: