Home KRYESORE FLAMURI I SPIRIDON ILOS DHE GAZETA LIRI E SHQIPËRISË E SOFJES

FLAMURI I SPIRIDON ILOS DHE GAZETA LIRI E SHQIPËRISË E SOFJES

Nga Gezim Llojdia

Gazeta Liri e Shqipërisë e Sofjes.Një gazetë në gjuhën shqipe dilte në Sofje të Bullgarisë. Kjo gazetë shihte dritën e diellit një herë në muaj siç e kumton vet në ballinë të saj. Emërtohej :”Liri e Shqipërisë “ka dalë në 6 janar të vitit 1913 pra një muaj nga koha e shpalljes së pavarësisë. Drejtor i saj ishte Kristo Luarasi.Të dhënat për këtë rilindës janë se ishte veprimtari i shquar i Rilindjes, njëri nga themeluesit e shtypshkronjës “Mbrothësia”, u angazhua në luftë kundër pushtuesit turk me çetat e Bajo dhe Çerçiz Topullit, ishte pjesëmarrës në kryengritjen e përgjithshme të 1909-1912, si dhe dha një ndihmesë të madhe për përgatitjen dhe zhvillimin e Kuvendit Kombëtar të Vlorës. Vdiq më 8 korrik 1934. Kristo Luarasi, duke pasur bashkëpunëtore dhe një radhe anëtaresh te shoqërisë “Dëshira” filloi te botonte në Sofje gazetën “Liria e Shqipëris딝 në programin e se cilës midis te tjerave thuhej : “Do te veprojmë me mish e me shpirt duke përhapur diturinë dhe ndjenjat kombëtare mbi kombin tone te dashur që te shpëtoje nga padija dhe nga errësira”. Kjo gazetë,sipas të dhënave, filloi te botohej rregullisht në mars te vitit 1911 gjer në 1916 dhe jo rregullisht në vitet 1916-1917. Kolonat e saj përmbanin artikuj te përgatitur nga demokratet shqiptare te mërguar në vise te ndryshme te Evropës dhe te Amerikës, nga arbëreshe te Italisë e te tjerë. Midis këtyre që shkruanin në ketë gazete përmendim Asdrenin, Luigj Gurakuqin, Jani Vruhon, Adem Zhgaben, Zisi Zikon, Hil Mosin, Aleksandër Xhuvanin, Agostin Ribekon etj.

Në numrin e 6 janarit 1913 faqen e parë e zë një fotografi ku shkruhet:”Të proklamuaret e vetëqeverimit të Shqipërisë më 15/28 Vjest e 3-të 1912 në Vlorë. Kjo pamje na shpalos flamurin që është ngritur në Vlorë .Në këtë fotografi shquhet flamuri me thekë dhe shkabë,pra ai që pruri Spiridon Ilo nga Bukureshti.

25 vjetori pavarësisë a gjendej flamuri origjinal ?
Kur kishte mbritur 25 vjetori i pavarësisë kombëtare viti1937. Delegatë dhe firmëtar një pjesë ishin ende gjallëMirëpo befasia është se në këtë përvjetor dhe në të tjerët nuk gjenden më flamujt origjinalë.

Bëhet llaf për flamujt e Spiridon Ilos,Eqrem beut. Nga hulumtime dhe disa fakte e botime q ëjanë kryer gjurmët të shpien tek ai flamur që ka sjell Spiridon Ilo.

Varianti i Eqrem beut rrëzohet ,ai ishte në Kurvelesh në frontin përball armikut por ka mbritur me vonesë në qytetin e pavarësisë.

Udhëtimi nga Bukureshti në Vlorë me synimin shpalljen e pavarësisë e cila në vetvete përmbante disa rregulla ku ai Ismail Vlora dhe te tjerë që kishin qenë shtetar i njihnin mes të cilave ngritja e flamurit,pra e flamurit shqiptar i kishte bërë të vëmendshëm që në këtë rrugëtim të kishin edhe flamurin që do të ngrihej në ditën e shpalljes së pavarësisë.

Ata kishin një synim që ja arritën,kishin të koncentruar gjithçka, që u shkrua dhe u realizua në Vlorë në ditën e parë dhe në ditët e mëpastajme me shpalljen e pavarësisë,ndërtimin e qeverisë provizore,të senatit,të institucioneve shtetërore .

Ndonëse nga koha e ngritjes së flamurit në Vlorë ishin mërguar më tepër se 25 vjet ,polemikat në shtypin shqiptarë vazhdojnë, ndoshta synojnë zbardhimit të ngjarjes ,sepse koha kur ngjau kishte më pak mjete regjistrimi dhe media.

Orët e 25 vjetorit kishin rrëzuar akrepat në janar 1937, por flamuri origjinal nuk gjendej askund.

Ndërsa akti i shpalljes së pavarësisë ishte në duart e Lef Nosit ,për flamurin nuk mund të bëhej më asgjë. Mulliri i polemikave ka punuar edhe atëherë dhe mirë ka bërë. Kemi ndeshur në letrën që Kristo Floqi i dërgon drejtorit të gazetës, “Drita” në 17.1.1937 në faqen 3 me titull: “Hartuesja e flamurit që valoj në Vlorë për shpalljen e pavarësisë ton딝 ku ai sjell të dhëna të rëndësishme për flamurin.“I ndershim Z. Drejtor,shkruan Kristo Floqi:Ju lutem, kini. Kini mirësinë të bo¬toni ne të ndershmen fletoren tuaj sa pasojnë poshtë mbi çështjen e flamurit që valoj ne Vlorë për shpalljen e pavarësisë kombëtare nga ana e të pavdekurit Ismail Qemal bej Vlorës.Në Nr 4 të fletores s’uaj, ne faqen e, tretë, pashe një artikull te mikut veteran z. P. Poges, i cili tregon hollësisht peripecitë e ngrehjes së flamurit dhe mënyrën me të cilën u hartua flamurë liriprurës si dhe atë që e hartoj. Z. Poga me të drejte të plote thotë se : flamuri që valoj atë ditë nuk ishte ajy flamur qe u suall nga Amerika, i i qëndisur me sërmë e me xhufka të mëndafshta,që me aq këmbëngulje ka pretenduar z Kol Rodhja duke dashur të bind popullin shqiptar se ay ish flamur i Independencës e jo tjetër,kur se të gjithë e dijnë si dhe unë vetë ja shpjegova e me në të gazetës z.Kol Rodhes se atë flamur vetë unë ja dorëzova z.Llambi Bimblit në Vlorë kur u nisë me shokët për në Korçë, mbasi e ruante deri atë ditë e ndjera kunata ime Marigo Pozio , që e kishte sjellë prek Korfuzit me rrezikun e saj në Vlorë të dorëzuar prej disa atdhetarëve që kishin ardhur nga Amerika të hidheshin në Shqipëri, por nuk u hodh, midis të cilëve ishe edhe z Kol Rodhe dhe këtë e di edhe vetë ajy si kur se ja vërtetoi edhe z Dr Loni Naci …..

Rrugë kërkimet për gjetjen e flamurit origjinal. Flamuri ishte i kuq,me zhgabë të zezë hyjnor u mbajt nga dora e ëmbël e Ismail Vlora. Ishte shenjtor ,gjeti rrugë me shtigje ,njerëz, miq për të kryer aktin e pavarësisë. Ishte shenjtor me gjak e kockë të vërtetët shqiptari .Një shekull pavarësi u tret. Kemi ende në mëndje flamurin ,at që ngriti dora e tij. Atë flamur që ndriçoi shpirtrat atë pasdite kur u valëvit nga dritarja e mesme e divahanit të Xhemil Vlorës dhe pas saj Spiridon, nxitoi ta mbërthej në parmak. Është udhërrëfyesi ynë në kohëra luftërash ,mote të ligshtë,paqe të brishtë. Për arë flamur jepej besa ,bëjnë be burrash .Për ty flamur!U tret shekulli që kur u ngrit flamuri. Nga gjumi zgjohemi , në detin pa rërë e guaska, në natën pa hënë e yje. Gjurmimi mistik,përse të mos e provojmë?

Pyesim:Ku gjendet flamuri ynë që u ngrit në 28 Nëntor? Cila pishë e dorë i vuri xhixhën?Kush do ta shpëtonte këtë vend,që nxinte nga “kroma otomane”.Ka të dhëna se ka pasur kërkime nga kohërat kur ai u zhduk. Hulumtimet kanë vijuar. Janë hedhur ide gati të panumërta për flamujt që u ngritën në Vlorë duke pretenduar për secilin prej tyre si flamuri origjinal. Në tablotë e kohës, rreth kërkimet u ngushtua madje duke u përqendruar në tre prej varianteve. Por gjithë kohën mungoi kërkimi i specializuar nga specialistët. Kërkimet për gjetjen e një objekti të humbur kërkojnë të zbulohen arkivat,objektet e tjera,që kanë qarkulluar kur mungesa e lajmit ka ndikuar dukshëm,për periudhën ”˜45-90.

Kohë kur u mërguan nga jeta shumë firmëtarë. Kartolina,objekte postare,gazeta,monedha,pulla postare, rodhanë,koleksionet, botime,kujtime duhen hulumtuar. Tre variantet të hedhura nga shtypi i kohës për këtë rast. Por dëshmia është se flamuri,që u ngrit në pasditen e 28 nëntorit në sarajet e familjes Vlora për të shpallur independencën tonë është i flamuri i Spiridon T. Ilo.
A gjendet ky flamur?A kemi ndonjë shenjë të tij?Flamur nuk ekziston më. Gjurmimi shpirtëror na shpie në këtë hulli. Është djegur nga armiqtë e këtij kombi .Edhe dy flamujt e tjerë që përmenden nga referimi i gazetës ”žDielli“ mbi një shkrim të Qerim Panaritit :“Ne e dërguam flamurin nga Bostoni në Korfuz një vit më parë se të ngrihej në Vlorë nga z. Ismail Qemali (në vitin 1911). Të gjitha shpenzimet për qëndisjen, paketimin dhe dërgimin e flamurit u bënë nga shoqëria jonë Besa-Besë“ .Në vijim z.Panariti thotë se: “Detyra e mbajtësit të flamurit ju ngarkua z. Naçi Nuçi, ish mësues i gjuhës sonë shqipe në Korçë.

Eqrem bej Vlora, në kujtimet e tij, flamuri që u ngrit më 28 Nëntor 1912 në Vlorë nga Ismail Qemali, ishte një flamur personal, pronë private e tij, që e mbante në shtëpi si kujtim, të dhuruar në vitin 1909 në Paris, nga një pinjoll i familjes Kastrioti, don Aladro Kastrioti.

Duke gjurmuar të dhënat e shtypit shqiptar: I biri, Vangjo Ilo para pak vitesh dha në media informacionin se Spiridon T. Ilo e mori flamurin shqiptar që zbukuronte sallën në mbledhjen e 5 nëntorit 1912 në Bukuresht dhe e solli në Vlorë në 27 nëntor 1912. Sipas tij, “Spiridon Ilo qëndroi në shtëpinë e vajzë së tezes Marigo Posio, e cila i qepi flamurit një radhë thekësh dhe disa ndryshime tek shqiponja. Ky flamur u ngrit në Vlorë në 28 nëntor 1912”.Ky është edhe flamuri origjinal që ngriti Ismail Vlora në pasditen e 28 nëntorit. Këtij flamur i janë qëndisur thekët nga Marigo Poszio .Ky është edhe shtegu të shpie në gjetjen e flamurit të ngritur në Vlorë nga dritarja e mesme e divahanit të Xhemil Vlorës.

Spiridon Ilo, thotë: “Flamurin që përgatitëm në Bukuresht unë e kam mbajtur në gji, që nga Bukureshti deri në Vlorë dhe pastaj, pasi e valëviti Ismail Qemali, unë e mbërtheva me sqepar në parmak”.

Share: