Home KRYESORE Flamuri shqiptar ne banderola kundër terrorizmit…!

Flamuri shqiptar ne banderola kundër terrorizmit…!

Nga Gazmend Shaptafi

Protestuesit e te djathtës ekstreme ne Poloni gjate protestës se tyre kishin një banderole te madhe me vete, ne te cilën nuk mund te mos vesh re re flamurin tone kuq e zi te bashkangjitur me disa terroriste islamike. Qartësisht këta ekstremiste te djathte na identifikojnë me ekstremistet islamike qe janë përfshire ne Siri-Irak,Egjipt,Jemen,etj,dhe ne sulmet e fundit ne France.

Me erdhi vërtete shume keq te shoh flamurin shqiptar ne këtë proteste qe nuk ka pike lidhjeje me kombin tone vetëm për shkak te disa mjekroshëve te çmendur per seks te përjetshëm pas vdekjes.

Ata nuk e dine se: Shumica e shqiptarëve myslimanë (femra dhe meshkuj):

1. Nuk e kanë lexuar Kuranin. 2. S’kanë dëgjuar për Hadithet. 3. Nuk kanë shkuar kurrë në xhami (maksimumi për Bajram). 4. Nuk agjërojnë,thjeshte me dite, 5. Nuk martohen me më shumë se një grua. 6. Konsumojnë pije te ndryshme. 7. Nuk martohen me kushrina dhe me gjakun e vete. 8. Femrat nuk mbulohen me ferexhe. 9. Femrat vishen si të duan. 10. Nuk kanë shkuar kurrë në Mekë. 11. Nuk martohen me femijë. 12. Femrat i japin dorën meshkujve. 13 Femrat dalin në kafe me djem që nuk janë të familjes. 14. Femrat kanë të dashur pa qenë të fejuara ose të martuara.

Deklarohemi myslimanë vetëm për shkak të traditës së imponuar otomane, por në realitet vetëm një pjesë shumë e vogël janë vërtetë myslimanë praktikantë. Fotoja është marre nga nje artikull, ku flitet për qeverinë e re polake qe ka vendosur te mos pranoje emigrantet siriane për shkak te zhvillimeve te fundit ne France.

PS: Po e botojmë këtë opinion sepse besojmë qe tregon një realitet te vërtete shqiptar, por te interpretuar ne mënyre jo shume korrekte. Mungesa e korrektesës sigurisht eshte shume me e madhe te protagonistet e asaj banderole ne Poloni qe shihet edhe ne foto me kete artikull. te cilin mund ta shihni vete.

Share: