Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore reagon kundër Ministrisë se Kulturës e cila sipas këtij forumi perbere nga arkitekte, urbaniste, gazetare dhe publicistë, bën një hap mbrapa pas dëmtimit te varreve monumentale te Idromenos dhe Marrubit, Â deklaron se restaurimi tani na paska dhe një faze tjetër… -Â Ne përpjekjen për te bere budallenj te tjerët kjo ministri denoncon nivelin e saj te turpshëm te standardit profesional dhe te atij ligjor. Na vjen keq për përfshirjen ne këtë farse neveritëse te z Zef Cuni,-Â Thuhet ne njoftimin e Forumit duke shtuar edhe tekstin e mëposhtmen marre nga statusi ne profilin e Fecaebook te zv. ministrit Zef Cuni:
“SOT KRYEM KONSULTEN ME EKSPERTET AGRON ISLAMI DHE FERID KOLA SI DHE SPECIALISTET E IMK DHE DRKK SHKODER PER FAZEN E DYTE TE RESTAURIMIT TE VARREVE MONUMENTALE TE IDROMENOS DHE MARUBIT.”