Home KRYESORE Grida nderon Gridën…!

Grida nderon Gridën…!

Nga Luan Kurti

Kalispera pedhja! Belfiet vazhdojnë të jenë në Top listën e klikimeve në internet. Sipas protagonisteve ndryshe nga ç’mendohej në të shkuarën: “kur punët shkojnë me byth딝 suksesi është i garantuar!… Nishani mblodhi këshillin e sigurisë kombëtare në presidencë. Të gjithë hynë me antiplumb dhe nga dera e pasme. Pas disa orësh diskutime, Presidenti deklaroi se mbledhja ja kishte arritur qëllimit dhe këshilli mund të shpërndahej i sigurtë. Por burimet thonë se nga frika e rrjedhjes së informacionit (beso e kontrollo), specialistët menjëherë kanë bërë investigim për çimka të mundshme të vendosura nga militantët e PSIS-it. Një elbasanllie ka vendosur ta quaj vajzën e sapolindur Grida për nder të politikanes sharmante të selisë blu. Grida ka qenë shumë e impresionuar nga ky gjest dhe në shenjë mirënjohje i ka dhuruar Gridës xhunior një distinktiv me motivacionin : “Për kontribut të lartë në vlerësimin e figurave të nderuara të kombit”. Jasu palikari!

Share: