Ish kryeministri Aleksander Meksi sapo kane nxjerre nga shtypi librin “Rruge e Vështire” me dy vëllime mbi politiken e periudhës se tranzicionit, problemet me te rëndësishme te shoqërise sonë qe sigurisht mbeten ende aktuale ne ditët e sotme. Gjithashtu ne vëllimin e dyte ish kryeministri Meksi ka botuar shkrime mbi njerëz dhe libra, për individë dhe personalitete, puna e te cilëve ka qene gur themeli për shkencën dhe artin shqiptar por qe u denigruan për qëndrimet e tyre atdhetare dhe antikomuniste. Padyshim qe këto dy vëllime do kenë vëmendjen e duhur te lexuesve, por kuriozitetin me te madh do ta kenë aktoret e historisë se tranzicionit për te pare si i trajton ish kryeministri te cilit informacioni nuk i mungon sigurisht.