Home KRYESORE ISIS-i Ka Sunduar 45 Vjet në Shqipëri

ISIS-i Ka Sunduar 45 Vjet në Shqipëri

Nga Spartak Ngjela

Ne shqiptarët sikur po harrojmë shumë, sikur nuk i dimë se çfarë jënë krimet shtetërore, dhe të gjithë janë shqetësuar këto ditë se do të na godasë ISIS-i. Nuk flas për merakun dhe për lajmin, i cili nuk më duket fare se ka gjasë të ndodhë, por dua të vë në dukje një fakt tjetër: NE SHQIPTARËT KEMI JETUAR PLOT 45 VJETË NËN THUNDRËN KRIMINALE TË ISIS-it

Kush ju tha që ISIS-i që po shihni në vendet arabe nuk është i njejtë me regjimin tiranik të Enver Hoxhës? Pse, ju mendoni se Enver Hoxha ka qënë më pak kriminal, më pak patologjik dhe më pak antiperëndimor sesa Abu Omar al Bagdadi që drejton sot shtetin e ISIS-it? Al Bagdadi është një fëmijë kriminal para Enver Hoxhës. Pse, ju mendoni se në vitet e para të vendosjes së terrorit shtetëror ideologjik në Shqipëri, Enver Hoxha me bandën e tij ka vrarë më pak se bandat e ISIS-it në këta tre vjet? Në asnjë mënyrë. Enver Hoxha vrau të gjithë intelektin e lartë shqiptar, i cili ishte i barabartë në vlerë me intelektin e lartë perëndimor, tamam me mllefin individual kundër lirisë perëndimore, njëlloj si bandat e ISIS-it sot. Vrau të gjithë firmëtarët e Pavarësisë Shqiptare në Vlorë: të gjithë ata që i gjeti gjallë. Vrau të gjithë ekspertët apo njerëzit e kulturës me shtetësi perëndimore në Shqiopëri.

Por, ai vrau gjitmonë çdo element perëndimor. Vrau pronarë shqiptarë dhe tregtarë të ndershëm për t’iu grabitur arin. Vrau afër 200 klerikë katolikë; nuk besoj se e ka arritur këtë numur Abu Omar al Bagdadi. Enver Hoxha grabiti në mënyrë kriminale të gjitha kursimet në ar që kishte grumbulluar me breza familja shqiptare. Shpërbëri nderin dhe dinjitëtin njerëzor të shqiptarëve, dhe e shpalli veten “njeriun më të ditur dhe më pozitiv të njerëzimit”. Banda e Enver Hoxhës ishte e barazvlefshme me bandën e çmendur të ISIS-it, madje Hoxha ia arriti që me terrorin hoxhist ta izolojë plotësisht Shqipërinë nga Perëndimi: ISIS-i ende nuk e ka arritur këtë “stad të lart딝 të Enver Hoxhës. Te gjitha gjykatat me gjyqtarë injorantë, që në vitit 1944-1948 denonin në Shqipëri intelektualët me vdekje, ishin tamam në nivelin injorant dhe barbar të atyre qe vrasin gazetarët perëndimore sot në shtetin e ISIS-it.

Të rinjtë shqiptarë duhet ta dinë se për një këngë perëndimorë mund të humbisje jetën në ISIS-in e Enver Hoxhës; dhe për klabe apo lokale të tipit perëndimor, si këta që keni ju sot, nuk mund t’i kishe as në imagjinatë, sepse edhe imagjinata perëndimore, si kulturë, ishte krim.
Çdo individ i formuar me kulturë perëndimor në Shqipëri, ishte arsye për t’u eliminuar deri fizikisht. E çfarë lloj programi më të ndryshëm ka sot ISIS-i? Banda isisiane e Enver Hoxhës ishte shumë më kriminale sesa bandat e sotme të ISIS-it. Ky është fakti. Prandaj, perjashto brezin e ri të lindur në vitet nëntëdhjetë, të gjithë të tjerët e njohin shumë mirë se çfarë është ISIS-i.

Një tmerr ka qënë ISIS-i shqiptar i Enver Hoxhës. Degjoini këngët që këndonin hordhitë e Enver Hoxhës, të bindeni: “Në pallatet madhështorë, dridhet korbi gjakatar”, thotë njëra prej tyre; e të tjera që mbajnë brenda vetes urrejtjen kundrejt shoqërisë së lirë. Barbarët ka 2500 vjet që janë në luftë për jetë a vdekje me qytëtërimin. Dhe mos mendoni se kemi shpëtuar tërësisht nga dëmi historik që ka shkaktuar në shoqërinë shqiptare ISIS-i i Enver Hoxhës. Kurrë mos mendoni se flamuri që ngrenë bandat e terrorit shtetëror idiologjik, ka lidhje me flamurin. Ai ka lidhje me antilirinë.

Te gjithe keta banditë diktatorialë, e kanë mllefin me lirinë. Me gjak fitojnë para, që me para te mposhtin me terror lirinë në popujt e tyre. Dhe mos u habisni që turmat t’iu bërtasin nëpër sheshe e nëpër rrugë; sepse 10 përqind e popullsisë gjithmonë ka qënë kundër lirisë, që nga Athina e lashtë e deri sot në botën perëndimore. Imagjino në botën tjetër, e cila nuk e njeh fare lirinë, ose e njeh atë shumë pak.

Share: