Home KRYESORE Ka atentatore te tjere Parisi te pa kapur…?

Ka atentatore te tjere Parisi te pa kapur…?

Dy ditë pas atentateve të përgjakshme në Paris është gjetur një veturë e zezë e markës Seat. Këtë veturë atentatorët mendohet se e kanë përdorur në sulmet e tyre ndaj kafeneve dhe restoranteve ne Paris. Automjeti u gjet në periferinë lindore të Parisit, Montreuil dhe në të ndodheshin disa kalashnikovë. Prokurori i Parisit, François Molins bëri të ditur se sipas dëshmitarëve sulmuesit patën përdorur një Seat të zi, kur hapën zjarr të premten në orën 21:32 në një bar në Rue de Fontaine au Roi dhe në orën 21:36 në një restorant në Rue de Charonne. Kjo situate ngre dyshime nese ka patur edhe atentare te tjere dhe jane larguar…?!

Share: