Home KRYESORE Kapriço mungese…

Kapriço mungese…

Nga Aleksandër Cipa

Sot je një mungese e dëshiruar,
Pa kohe dhe pa kalendar qëndrofsh!
Unë jam asket i fshehur ne gjelbërim
Dhe Robinsonin e evokoj pa kohe!
Adhurimet e sotme janë për gjethet,
Ato vdekatarët e zgjimit serish.
Ne pyll ka veç banore, te natyrës,
E cila stinët… i ndërron përmbys.
Zgjodha këtë dite te hesht dhe vetmoj,
Si stine e zëne me ikjen e vet.
Ne kapriço te vetmisë mos me hyr,
Se veten tende te natyrshme e vret.

Gjinar- Elbasan, 1 nëntor 2015

Share: