Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka zbuluar në një intervistë për Report Tv, shpjegoi se nëpërmjet Ministrisë së Mbrojtjes, qeveria “Berisha” bleu dy softe të cilat kushtuan 1.6 milionë Euro.
“Softet jane njera active dhe tjetra passive qe do te thote njera pergjon dhe tjetra nderhyn dhe juve ju krijohet idea se sikur ne mesazh ju vjen nje mesazh nga Ministri i Mbrojtjes qe eshte jasht cdo etike dhe komunikimi dhe nderkohe qe “Une” kam qene duke bere dicka tjeter po marim tani. Strukturat e Ministrise se Mbrojtjes nuk duhet ta kene kete aparat, nuk duhet ta kene sepse pretendimi ka qene qe na duhej per njerzit qe kishim çuar ne Afganistan. Ky aparat nuk shkoi kurre ne Afganistan, por njerëzit u trajnuan qe pergjimet te beheshin deri tek ndertesa e Partise Socialiste, madje aparaturat u vendosen ne nje makine qe ka parkuar perpara PS me dite te tera”, tha Kodheli Dhe shkoi edhe më tej duke deklaruar se pajisjet e përgjimit u dërguan në Kosovë.
“Per te justifikuar faktin qe ky aparat te largohej nga vendi sepse ishte blere per te pergjuar dike tjeter u çua ne Kosove, dhe u kthye ashtu sic shkoi nuk kishte asnje rol dhe e fundit gje, aparatit qe eshte krejt thjesht nje kompjuter i eshte hequr Hard-Disku. Madje eshte paguar jashte parave te Ministrise se Mbrojtjes per te ardhur eksperti nga kompania qe e kishte prodhuar produktin dhe per tu ndrruar, meqe ketu kishin frike ta benin kete gje”, perfundoi Kodheli kete argument.