Firmoset në Izmir të Turqisë binjakëzimi midis bashkisë së Konispolit dhe bashkisë Seferihisar të Izmirit. Sipas nje komunikate per shtyp te PDIU, një nisëm kjo e nisur disa vite më parë për të bashkuar shqiptarët e Çamërisë, të shpërngulur gjatë viteve 1913-1944. Ne fakt Konispoli eshte gjeografikisht dhe ndoshta kulturalisht larg nga Seferihisir i Izmirit dhe do ishte me e udhes te punohej per binjakezime me komuna greke ne kufi me te qe, keshtu te krijohen ura bashkepunimi dhe Camet te jene me afer trojeve te tyre per tu kthyer atje sipas te drejtes nderkombetare!
Por kjo duket e pamundur mesa duket edhe për nen kryetarin e parlamentit te Shqipërise dhe njekohesith kryetarit te PDIU i cili mori pjese ne firmosjen e ketij binjakezimi. Ne fakt, marrëveshja eshte firmosur nga kryetari i bashkisë së Konispolit, Shuaip Beqiri dhe kryetari i bashkise së Seferihisarit në Izmir, Tunç Soyer sigurisht në prani të nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë dhe kryetar iPDIU-së, Shpëtim Idrizi dhe ish kryetarit tÄ• bashkisë së Seferihisarit në Izmir, me origjinë shqiptare, Etem Çalis.
Përfaqësia e kryesuar nga kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi zhvilloi gjithashtu takime me komunitetin e shqiptarëve të Çamërisë që jetojnë në Izmir dhe që mesojnë shqip, në shkollën e vetme të hapur dy vjet më parë, me ndihmën e PDIU-së dhe Shoqatës patriotike “Çamëria”.G.H per fat mire pas nje shekulli qe jetojnë atje…