Home KRYESORE Kush duhet të shkojë në burg për këtë maskaradën e Ikonave?

Kush duhet të shkojë në burg për këtë maskaradën e Ikonave?

Nga MENTOR KIKIA

Kjo është një makinë policie, një furgon, që është ngarkuar me ikona, piktura e vepra te tjera të cmuara arti, duke i transportuar nga Galeria Kombëtare e Arteve, për tek Muzeu Kombëtar. Sic e shikoni, janë ngarkuar si të ishin dru zjarri, apo derrasa të ndonjë skele ndërtimi që po trasnferohet nga njëri pallat në tjetrin.

Turp, një mijë herë turp! Jo jo, eshte krim, po po krim. Një krim që ka brenda edhe turpin, edhe ironinë e tmerrshme. Sepse për këto vepra, një burrë është sot në burg, është në burg sepse i ruante në shtëpi, të cilave ua paguante vetë qeranë, kujdesej e i mirëmbante të mos prisheshin.

Gjergji Thimio është në burg. Eshtë dënuar më tre vjet burg si trafikant edhe pse s’kishte shitur asnjë copë beze, e akuzuan për mbajtje sendesh të vjedhura, sepse kishte blerë dhe ruante, e theksoj RUANTE, mes koleksionit të tij legal, edhe vepra të vjedhura. I ruante aty, në kushte më të mira dhe më të sigurta. I ruante dhe bertiste neper televizione e gazeta qe shteti ti siguronte nje muze me te sigurte. I ruajti derisa një skifter politik ia vuri syrin ca pikturave dhe ikonave dhe Gjergjin e degdisën në burg. E mbani mend jehonën e madhe, zbulimin e një thesari kulturor nga policia, që një “trafikant” e mbante “fshehur” publikisht prej 10 vjetësh? E pra, Gjergji është në burg se ruante vepra të vjedhura. Por kush duhet të shkojë në burg tani që këto vepra që Gjergji i ruante i kanë shkatërruar në këtë farë feje, sikur tu kenë zënë derën dhe vetëm për të mos u bërë gazi i botës nuk i hedhin në ndonjë përrua?

Ka dy zgjidhje; ose këto vepra nuk kanë asnjë vlerë dhe Gjergji duhet të lirohet urgjent nga burgu. Ose atje ku është Gjergji të shkojë edhe Ministrja e Kulturës, drejtori i policisë, drjetoi i galerisë, a dreqi e di se kush, apo të gjithë bashkë.
Pacipësia nuk mund të shkojë deri këtu.

Share: