Home KRYESORE Kush e ka të vërtetën? Apo ka më shumë se një të...

Kush e ka të vërtetën? Apo ka më shumë se një të tillë!

Nga Përparim Kabo

Kush e ka të vërtetën? Apo ka më shumë se një të tillë! Kush e ndërton të vërtetën apo secili ndërton kë do dhe si e do! Kush e e përdorë të vërtetën? Apo ajo është shëndruar në një objekt dhe përdorimi është vesë dhe pasion. Dje dëgjova sulme dhe etiketime për median, për shtypin, për gazetarët, dhe për pronarët e tyre. Liria e të shprehurit dhe pentagrami i saj, nga mosinformimi, keqinformimi, dezinformimi, shpifja, akuza e paqenë dhe vënia e gjobave, deri tek ajo që Talebi e quan, “Mjellma e zez딝, opinione që krijohen nga fjalë që dëgjohen dhe riciklohen tek masa njerëzore.

Një gjë është e qartë, tek ne nga kreu deri në bisht, nuk kuptohet që e vërteta nuk posedohet, me të vërtetën ndërtohet marrëdhënie. injorohet gjithashtu që media është pushtet i pavarur dhe jo pushtet që varet në funksion dhe në emetimin që kryen nga pronari i saj, apo më keq akoma nga drejtuesi i një pushteti tjetër si edhe është ekzekutivi. Jemi ende larg të qenit të lirë në mendim, në shprehje, në kurajë, në dinjitet, në kreativitet, në dëshirën për tu bërë më të mirë më civil.

Sa keq, shoh një gjendje që shpon. Po e lavdërove autoritetin, po pe tek ai veç suksese dhe arritje, je në rregull.Po guxove të thuash diçka ndryshe, të kritikosh, të dyshosh apo të bësh vërejtje, nuk je në rregull dhe ke hedhur baltë. Të jetuarit kritik është mënyra më e mirë e të jetuarit porse edhe kjo mënyrë është sfidë kulturore.

Varfëria e mendimit të shumëve që punojnë në gazetari është gati e frikshme. Ndërsa disa burra që bëjnë analiza dhe e kthejnë pllakën pa pikë dinjiteti të ngjallin krup, o zot sa shumë janë bërë dhe pa pik turpi dalin në Tv. Shikoja një mbrëmë që i kishte dalë dhe boja e flokëve dhe thoshte gjëra që as vet nuk i besonte. Ndërrova kanal dhe pashë filmin për “Linkolnin” tek luftonte për amendamentin për heqjen e skllavërisë dhe kuptova që 1860 e asaj AMERIKE ende ska mbërritur tek 2015 e analistëve tanë kamaleon….!!!

PK 11/11/2015

Share: