Home KRYESORE Lajme nga Katundi Bllok…!

Lajme nga Katundi Bllok…!

Nga Monika Spahivogli

Prape AI:
Futet ne dyqan gjithe “arome” dhe, pasi i hedh nje sy te percipte rafteve (te cilat i ka pare shume por, asnjehere nuk ka blere gje), fillon te tregoje qe te gjithe ushqimet ja sjellin me FEDEX nga Roma.
-Po mire-i them, pse futesh kot ketu?
-Po ja-thote- se kam nje muhabet te lezetshem (asnjeri nuk e pyeti po nejse).
Nis te tregoje me nge (pasi i ka mbaruar te gjitha “detyrat” e dites):
-A e ke parasysh ate piktorin e famshem X Y??
Duhet te vendosja nje pikture ne mure se keshtu me thane. E telefonova.
Ma solli pikturen (dhe e tregon gjithe mburrje ne celularin e tij sa nje kompjuter). Piktura eshte sa nje faqe muri e apartamenteve te ne tokesoreve (vertet e bukur).
-Shiko ca idioti -vazhdon monologun.
-E pyes per cmimin dhe me thote pa pike turpi 300Euro!!!!
-Vetem kaq mo?-nuk duroj une-Po a nuk kishe shpenzuar nje mal me para per aredimin??
Ai as nuk degjon fare dhe vazhdon:
-Ai debili i piktorit, donte te me bente budalla sepse me tha: Te duhet edhe një tjetër për këtë murin përballe qe te komunikojnë e te krijojnë harmoni ne aredim !!!!
– U pika ty copa e idiotit-i thashe (thote AI)-Edhe ate kam mangut une, te fillojne te me flasin pikturat!!! Une mezi duroj dot gruan (e paska një grua-mendoj une)…..
Iken me ne fund dhe une filloj te qesh me vete…

Share: