Home KRYESORE Ligjin me emërimet e bën doktori, jo Berisha, një doktor tjetër…

Ligjin me emërimet e bën doktori, jo Berisha, një doktor tjetër…

Nga Elton Qyno

Publiku Shqiptar nuk habitet aspak nga këto listat që publikohet për emërimet nepotike dhe klienteliste të bëra nga deputetët e zonës në qytete të ndryshme. Shumë kush që ka një vajzë apo djalë që sapo ka mbaruar shkollën direkt shkon qëndron prapa shpinës së deputetit apo poshtë derës së selisë së Partisë Socialiste,duke u lëpirë aty si pseudo militant, apo duke çuar ndonjë peshk gjoli, që ti rezervojë kryetarit një drekë të mirë. Kjo ndodh në çdo qytet përkatës.

P.SH, në Devoll nga zona nga jam dhe vetë bën ligjin me emërimet doktori, jo Berisha jo, një doktor tjetër që ata e zgjodhën deputet në vend të Bodes. Fiks si në kohën e Bajraktarëve.

Di një rast që një femër derexhe aty, hynte në punë sa herë kishte zgjedhje, kuptohet pasi u merrnin dhe një “kafe”. Sapo mbaronin, kjo ikte nga puna dhe as jevgjit nuk interesoheshin për të dhe jo më drejtuesit e arsimit.

Tashmë kjo derexheja ka kap një dorë lekësh, pasi pati një “Bingo”. Një muaj pasi kapi lekët kjo ka hyrë në punë mësuese, dhe jam i sigurt që do vijojë të qëndrojë në punë, pasi tashmë e përballon ankandin që zhvillohet në Drejtorinë Arsimore Bilisht.

Share: