“Manovrat ushtarake më të mëdha të NATO-s në më tepër se një dekadë, dërguan një mesazh shumë të qartë tek vendet tona dhe kundërshtarët e mundshëm”, ”“ thote shefi i Aleancës, Jens Stoltenberg pas manovrave tre-javore, që filluan muajin e kaluar dhe përfshinë 36 mijë trupa nga më tepër se 30 vende-anëtare të NATO-s e partnerët që janë përfshirë në një “stërvitje intensive” në Itali, Spanjë dhe Portugali.
Të mërkurën, qindra trupa të NATO-s me mbështetjen e helikopterëve dhe tankeve u përfshinë në një sulm të simuluar kundër një armiku fiktiv në bazën stërvitore “San Gregario” në Spanjën verilindore, në kuadrin e një manovre të quajtur “Trident Juncture” dhe per rastin Sekretari i Përgjithshem i NATO-s tha: “NATO nuk kërkon konfrontime, por ne jemi gati të mbrojmë aleatët tanë”- por me sa duket ka vendosur te jete e gatshme për gjithçka te mundshme.
NATO tha se ky demonstrim, po ashtu përfshinte vendosjen e mbi 500 paratrupave, që fluturuan direkt nga baza e tyre në Fort Bragg, të Karolinës së Veriut, për t’u ulur me parashutë në zonën e stërvitjeve. Zoti Stoltenberg tha se NATO ka ftuar në manovra vëzhgues nga të gjitha vendet anëtare të OSBE-së dhe nga vende të tjera të botës, përfshirë Rusinë.