Home KRYESORE ME ISIS KUNDRA ISIS, KY BINOM I ÇUDITSHËM RUS!

ME ISIS KUNDRA ISIS, KY BINOM I ÇUDITSHËM RUS!

Nga Enklid Pelari

Të gjithëve i bëri habi që sapo avionët rus “shkelën” ajrin sirian, nuk bombarduan ISIS-in, por opozitën Siriane të oksigjenuar nga perëndimi. Të gjithë u habitën dhe habiten me faktin pse ISIS nuk kërcenon e godet, Basharin, Iranin dhe Rusinë, por vetëm perëndimin, civilët e pafajshëm dhe opozitën Siriane. Të gjithë u habitën me deklaratën Ruse fill pas sulmeve të parisit se kjo do e bëjë perëndimin të reflektojë në negociatat e ardhshme mbi sirinë.

Të drejtë kanë që habiten, pasi më shumë se ngushëllim tingëllonte si kërcënim për goditje të tjera në zemër të europës. Të gjithë u habitën me faktet e ekspozuara nga Aljazeera në shtator se regjimi Esadit furnizonte me armë ISIS. Madje e habitshme ishte edhe deklarata e pak ditëve më parë tek emisioni i “të paekspozuarve” ku ish ISIS-si shqiptar deklaronte edhe ai po me kaq habi për lirimin e herë pas hershëm të të burgosurve Esedian dhe të cilët nxirreshin nga burgu ISIS-it pikërisht nga ushtarët e regjimit të Besharit. Tamam si të ishin një batalion i tyre.

Rusia ia doli. Me ISIS-in ajo përligj vrasjet e regjimit Sirian mbi popullsinë civile duke tentuar ti fusë në një thes të gjithë opozitarët sirianë. Rusia ia doli ti bashkojë “armiqtë e vet” perëndimor dhe ti bëjë aleat. Rusia ia doli të tregojë perëndimit se çfarë është e aftë bëjë inteligjenca saj, jo më kot dy nga atentarorët e parisit mbanin pashaportat e dy regjimeve aleate të Putinit (përkatësisht Siriane dhe Egjiptiane). Me të drejtë këtu do të ngreni pyetjen se përse Perëndimi nuk e dekonspiron këtë plan, përgjigja është e thjeshtë: “Amerika ka një marrëveshje me Rusinë që në vitin 2001 në të cilën theksohet se ata do ja njohin terrorizmin e shpallur prej tyre njëri-tjetrit”. Për pasojë nuk mund të hapet thesi.

Obama në samitin e G20 të mbajtur në Turqi i uli tonet karshi Rusisë, madje tha se duhet të pyesim atë çfarë të bëjmë me Sirinë. Por e keqa nuk mbaron me faktorizimin Rus në reangun ndërkombëtar, por në defiçitet e politikave të jashtme Amerikane të cilat tashmë nuk mund të rikuperohen nga republikanët nëse vijnë në pushtet pa luftë apo pa marrëveshje me kosto madhore për SHBA-të.

Me ISIS kundra ISIS është motoja e çuditshme Ruse, që po të kalkulohet me rregull treshi dalin dhe të panjohurat për pasojë na del se; “Me perëndimin kundra ISIS, ose me ISIS kundra perëndimit”. Ky është ”kallashnikovi” më i ri rus me të cilën tenton të kërcënojë perëndimin dhe që mesa duket po ja del më së miri. (E. Pelari)

Share: