Nga Luan Kurti
Kalispera qirie! Tani që Mesila Doda u bashkua me Idrizin, çështja Çame është e zgjidhur! Divorci i Studentes së Dhjetorit në nëntor, i hap rrugën festimeve me madhështi të datës 8-të, që pritet të bëjnë studentët KOPist më në krye Lul Ba(l)shën! Për këtë të fundit deputetja në fjalë mendon se “do varur tek palmat”… në autostradë. Gazetar- moderatori Roland Qafoku, promovoi librin 33 ministratkrye(neç) shqiptar. Nga pjesmarrësit, u vlerësua kontribut i madh i autorit, në histografinë tonë politike pa histori! Kreu i EURALIUS, sugjeron shkarkimin “en block” të gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe zëvendesimin e tyre me rekrut. Ky mund të cilësohet një “projekt pilot”, për desantimin në kushtet e sigurisë së plotë të politikanëve aktualë! Veshja me burka e këngëtares Ronela Hajati dhe shoqëruesve të saj, ka qenë një truk për të shitur gjithë disqet stok të këngëve ndër vite. Dhe pati me dhjetëra, qindra, mijëra klikime…, prej panikut! Nard Ndoka e quajti PD-në “të përdalë” luksi, që prostituon në hotele VIP-ash me pesë yje! Jasu palikari!