Pas dorëheqjes së mandatit të deputetit Mark Frrokut, në listën e PDK-së në Shkodër është Mirela Ferracaku qe është e datëlindjes 1983 dhe ka lindur në Trush të Shkodrës. Rezulton të ketë arsim të mesëm dhe mësohet se deri në vitin 2012 ka punuar si ndihmës mjeke në Bërdicë. Nuk dihet nëse ajo do ta pranojë mandatin, apo do t’ia lërë pasuesit në radhë. Në listën e PKD në Shkodër janë edhe tre gra të tjera, të cilat janë të parat që mund ta përfitojnë mandatin, sipas radhës, në rast se ai nuk pranohet nga Ferracaku.