Nga Gerina Mullaj
Nese do te njohesh karakterin e dikujt vendosi ne prove mirenjohjen. Do sillemi mire, do buzeqesheshim, do ndihmojme, do dhurojme, do durojme, do sakrifikojme dhe nese nuk na vleresojne nuk eshte problemi yne, eshte problemi i tyre.
Sjellja jone e mire eshte prove per ta, teston shpirtin e tyre dhe na tregon ne fund sesa te afte jane njerzit per te qene mirenjohes. Pak rendesi ka nese punonjesja me nerva te shemtuara dhe thonje te bukur, e administrates na buzeqesh apo jo, ne do ti zbardhim dhembet gjithsesi.
Apo nese shefi eshte me humor te trazuar, apo nese te dashurit tone i dhemb koka dhe nuk na i ka ngene. Pak rendesi nese miqte do na kthejne shpinen dhe nuk do kujtohen me per te mirat qe kemi bere, sepse mosmirenjohja eshte kostumi i njerzve te dobet, ne prape se prape duhet te pyesim veten ne darke para se te fleme: sa ndryshe ishim nga punonjesja e administrates, nga shefi, nga miqte? Sa te mire? Sa te buzeqeshur dhe sa joegoist..?
Sepse mosmirenjohja eshte perfaqesimi me i deshtuar i vetes!