Home KRYESORE NDËRLIDHJE TË SHFORMUARA…

NDËRLIDHJE TË SHFORMUARA…

Nga Dede Shkurti

Mësuesi na sheh me syrin e një nxënësi vjeshtuk.
Punëmarrësit i dukemi gjumashë e dembelë.
Shitësi i pakicës na gjurmon si hajdutë,
Prokurorët sikur frymojnë në mjedis kriminelësh.

Përpara mjekut të gjithë jemi lebrozë e sakatë,
Policit të trafikut i ngjajmë si dele në semafor,
Diplomatët, në vendin tonë, na vlerësojnë refugjatë
Bosët e televizioneve, manekinë për dekor.

Për Pushtetin e radhës jemi protestues kokëpalarë
Kryeministri, gjysmën tonë e quan shuplakë
Kryetari i Opozitës, mosmirënjohës e tradhetarë
Kryetari i Kuvendit, “dritanë, doshë e spartak딝.

Është dhe një specie hibride e mbledhur në një Stan
Një bashkëjetesë: gjysmëgjeni, gjysmëidiotë,
Politikanë gjithëkrahësh pjerdhin e hanë në një sahan
Katër vjet na pallojnë e në fund, na blejnë si Votë.

Share: