Nga Dom Gjergji Meta
Pse duam t’i japim peshe kesaj fjale? Ja pse! Qe sot bota eshte krize kjo nuk do mend e as kalem. Ajo qe ka ndodhur ne France, e ndodh çdo dite ne lindje te mesme, eshte vetem nje pjese, me e zhurmshmja, e krizes qe ka perfshire boten. Por nuk eshte me i pakte komunizmi ne Kore, ai ne Kube, varferia ne Indi e ne shume vende afrikane, mungesa e lirise ne Kine e keshtu me rradhe. Nuk eshte me pak kriza e vlerave qe ka perfshire familjen ne Europe e ne Amerike. Nuk eshte me pak zvetenimi moral qe ka perfshire nje pjese te institucioneve kombetare e nderkombetare sa i perket korrupsionit apo ushtrimit te drjetesise. Ndoshta ka qene gjithnje keshtu e nuk e kemi ditur. Sot mediat na e ofrojne me shpejtesi marramendes, pothuajse ne kohe reale çdo gje qe ndodh edhe me banalja.
Sot si asnjehere duhet t’i japim peshe fjales krize dhe etimologjise se saj qe do te thote gjykim (nga krino). E gjykimi nis me se pari brenda secilit prej nesh pa pasur nevoje as te akuzojme e as te mbrohemi perpara te tjereve, por ne rradhe te pare te akuzojme e te mbrohemi perpara vetvetes. Shoh te krishtere qe akuzojne myslimanet e shoh myslimane qe perpiqen te mbrohen. Shoh ateiste qe sulmojne te dyja apo te treja apo te gjitha religjionet e religjioze qe mbrohen duke akuzuar ateistet si te pazot. Askund nuk çon kjo logjike ne fakt, perveçse ne ngritjen e mureve, ne frike te ndersjellte. Ajo qe bejne sot terroristet, pra duke mbjelle frike tek te gjithe ne, ne fakt fsheh friken e tyre te madhe qe eshte frika e çdo diktature, paranoia e çdo pushteti te padrejte e zvetenues. Eshte frika e atyre qe nuk jane te sigurte per vetveten dhe keshtu ngrene diga apo sulmojne te tjeret.
Ne sot kemi detyre, me e madhja detyre, qe te rinjte tane te punesohen, te studjojne e te ushqehen me me te miren kulture te paqes e te mirkuptimit. Ne duhet t’i shtyjme ato drejt shkollave, drejt universiteteve dhe drejt mundesive te reja. Ne duhet t’u mesojme qe fjala krize nuk eshte nje fjale e keqe, por nje mundesi per te ndertuar me gjykim te shendoshe, me aresye e me shpirt. Prandaj me shume se kurre sot shoh te nevojshme pergjigjen ndaj nje vokacioni: te jem misionar i shpreses e i dialogut. Dihet qe misionare te tille jane si profetet e profetet nuk e kane pasur asnjehere te lehte, perkundrazi…
Megjithate ky eshte sot vokacioni i te gjithe atyre qe duan nje bote me te mire. Edhe nese ata do te mbeten shume pak, vetem ata do ta ndryshojne boten tone!