Home KRYESORE Nënshkrimet le të tërhiqen.

Nënshkrimet le të tërhiqen.

Nga Kimete Berisha

Mos thuaj që nuk tërhiqen nënshkrimet, Kryeministër.

Ndoshta nënshkrimet edhe nuk tërhiqen, ama, një gjë është e sigurtë, se ti z.Kryeministër s’do të jesh shumë gjatë Kryeministër.
Ti po i bie se je tradhtar. Me elegancën më të madhe, pa dhimbt, ia ke falur tokën tonë Malit të Zi.

Asgjë më keq, asnjë gaz, asnjë protestë, asnjë dhunë nuk mund të jetë akt më i rëndë sesa falja e tokës tonë Malit të Zi.
E ti kujton se ne nuk e dimë çka deshi të thotë Presidentja kur tha se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe ka efekte kushtetuese!

Vuçiçi ua shan Adem Jasharin, dhe abetaret e shqiptarëve i krahason me derrat. E ti, s’guxon m’u dëgju për së gjalli.

Ua rrasin bustin e Millutin kriminelit midis Zveçanit, e ju s’guxoni m’i çel gojën.

Nuk e lejojnë Avdullahun me kalu “kufirin” e Millutinit, e ju s’keni asnjë koment.

Vidhni, plaçkisni, mashtroni, tradhtoni, e keqpërdorni pasurinë shtetërore, i shfrytëzoni veturat e shtetit për qejfet t’ua, detrave e dasmave, restorant më restorant, i çoni fëmijët në çerdhe me vetura të shtetit, bartni dru me xhipat e shtetit, plus idhnoheni nëse dikush ua rikujton se pasuria e shtetit nuk shfrytëzohet për punë private.
S’keni lënë krim që nuk e keni ba.

Na e keni kërdit jetën.

Normal që protesta është e vrazhdtë, e vrazhdtë siç jeni ju, dhe fakt se neve si etnomentalitet nuk na pëlqen arroganca dhe njerëzit arrogantë. Nuk na pëlqejnë protestat, shkaku se jemi të lodhur nga luftërat e gjata.

Ama, vjen një moment që njerëzit çarten, e nuk e bëjnë më dallimin, kush e ka mirë e kush e ka keq.

Ti z.Kryeministër na ftofe prej qeverisë ditën kur e mbylle Facebook-un tënd, dëshmove se nuk je në gjendje me menaxhu llogarinë tënde personale nga sulmet e hakerëve, e po mund ta menaxhosh krizën politike dhe dhunën që e ke frymëzuar vet me nënshkrimin tënd në marrëveshje antishtetërore.

Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli mund ta qetësojnë situatën me dasht, por atyre nuk ua prish njëherë për njëherë të të shohin duke u djegur në helli, herë në njërën anë herë në tjetrën.

E, Donika, shpresoj se nuk e rrezikon edhe sigurinë e burgut. Gjithmonë ekziston mundësia t’ia bëjë si Robert Redford në “The last castle”, të organizohet duke përdorë një gjuhë të koduar me bashkëvuajtësit, t’i bëjë të burgosurit të sillen si ushtarët e saj derisa ta marr në dorë burgun.

Share: