Home KRYESORE Nga NASA parashikohen dimra te zymte!

Nga NASA parashikohen dimra te zymte!

Vitin e akullit të vogël”?

Sipas shkencëtarit dhe klimatologut të NASA-së, John Casey, rekordi i dëborës dhe të ftohtit në Nju Jork dhe Shtetet e Bashkuara është vetëm fillimi i tridhjetëvjeçarit të ciklit e të ftohtit ekstrem  për shkak të reduktimit të energjisë diellore që imponohet në Tokë.

Duhet thene se nëse Casey ka të  drejtë, jo vetëm që një numër i madh i njerëzve do të ngrijnë, por priten edhe tërmete të mëdha! Edhe shpërthimet vullkanike janë të mundshme në disa pjesë të planetit. Tashme dimri i herët përfshiu pothuajse të gjithë kontinentin e Shteteve të Bashkuara, dhe Casey mendon se kjo periudhë do të zgjasë për dekada të tëra.

Ky ish-inxhinier dhe konsulent në NASA ka botuar librin e tij provokues të quajtur “Dimër i zymtë: Dielli do të hedh të ftohtin që do të zgjasë 30 vjet”, në të cilën paralajmërohet ndryshime radikale në klimën globale.

Toka po ftohet me shpejtësi të madhe, thotë klimatologu i NASA-s duke shtuar se nëse udhëheqësit e botës nuk reagojnë shumë shpejt, boten e presin ditë të errëta dhe të ftohta…

Share: