Nga Laureta Petoshati
Ai njeri nuk po më lë të qetë. I kam thënë se do tia zhduk emrin e tij nga çdo faqe gazete apo libri. I ka duart shumë të gjata. M’i fut ngado. Kam vendosur ta denoncoj se mirë gruas që ia drodhi me Beatrice-n, por tani nuk po më lë rehat as mua me këto ngacmime sesuale.
– Përse nuk më lë rehat? ”“ I thashë një natë.
– Ti nuk më lë rehat. Më kontrollon gjithçka. Nuk ke lënë më gjë pa më lexuar, madje dhe komentet që më bëjnë sot e kësaj dite. I bën apo jo? ”“ më tha një natë.
– I bëj. ”“ thashë me zë të mekur.
– Nuk kam faj unë. Ty të kruhet vetë…- më tha dhe vazhdoi të më fusë duart prapë.
– Po mirë, hiqi duart, – i thashë.
-Duart po të prek që ta shkruash mirë atë fjalë se ke harruar një gërmë, gërmën n. Shkruaje sensuale. Se më janë hapur fjalë për gjëra të paqena. Unë fjalën seksuale nuk e kam ditur as kur kam qenë djalë tepër i ri, jo më tani, – më tha.
Dhe fillova që ti thosha ca fjalë që m’i kishte thënë se kur më shihte mua i dridhej buza.
– Shiko moj zonjë. Unë nuk i kam shkruar për ty. I kam shkruar për tjetërkënd. Pse mendon se janë për ty? Dëgjo, kam biseduar një natë me një aktorin tuaj, i cili pati dëgjuar se pasi kishte ikur i ishin hapur llafe se i kishte futur duart infermieres. “O unë kam qenë në kllapi, o infermierja është futur në rol”, më tha aktori juaj.
– Kush është ky? ”“ e pyeta.
– Nuk po ta them. Emri i tij është i shenjtë. Është emër kuranik, që përkthehet “ i fuqishëm”, “i aftë”.
– Kadri Roshi?
– Po. Kadri Roshi . Ai dhe në gjumë ia paska futur duart. Dhe kujdes shkruaj shkronjën D se nga natën e Kadrit e bëre natën e ka… ”“ më tha ai, por nuk e mbaroi dot fjalën se më doli gjumi.
Kur hapa sytë Dante Alighieri kishte ikur dhe te koka kisha vetëm librin “Komedia Hyjnore.”
– Shyqyr o zot. Nuk jam Beatriçja, jam Bitch-ja. ”“ thashë e lehtësuar.