Home I pakategorizuar Nishani nuk dekreton bashkëshortin e Felaj…!

Nishani nuk dekreton bashkëshortin e Felaj…!

Sipas burimeve mediatike Presidenti i Republikës refuzon pa dhëne asnjë shpjegim te dekretoje si prokuror bashkëshortin e Ministres Ermonela Felaj, Sipas gazetareve te kronikes zotëria ne fjale rezulton te jete deri heroik duke kaluar me sukses te gjitha testet për t’u emëruar prokuror. E humbur sipas gazetareve mbetet vetëm Prokuroria e cila nuk do këtë kontributin e një njeriu profesional, te talentuar e te përkushtuar me histori te njohur tashme nga Berati e deri te Krimet e Renda ne Tirane. Presidenti, me sa duket nuk e tejkaloi dimensionin individual për te arritur ne lartesine e detyrës . Ne ditët ne vijim besojmë se Presidenca do te japë ndonjë shpjegim i cili do te ishte ne interes moral te saj! Presidenti i Republikës Bujar Nishani nga 9 propozimet për prokurorë të bërë nga kryeprokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla, ka vendosur të miratojë vetëm 7 prej propozimeve, ndërkohë që dy të tjerë janë refuzuar. Bëhet fjalët për oficerin Bledar Velikaj, i cili është bashkëshorti i ministres Ermonela Felaj, dhe oficeri tjetër Jonad Bare, i cili shërben si oficer pranë Prokurorisë së Përgjithshme.

Share: