Home KRYESORE Nisma Thurje: Sot kryeministri u be si ne…

Nisma Thurje: Sot kryeministri u be si ne…

Ne 13 Tetor i kemi propozuar Kryeministrit 5 pika te cilat do te lehtesonin biznesin e vogel dhe permiresonin disi klimen e biznesit. Sot Kryeministri ne nje konference per shtyp doli dhe prezantoi pikerisht keto pika si platformen e re te qeverise per biznesin e vogel.

Diten e premte, mbas protestes para Kryeministrise ku morren pjese mbi 2000 qytetare, tregtare e aktiviste, Kryeministri na quajti “Mashtrues dhe genjeshtare ordinere”.

Sot, vendosi te behet edhe vete nje i tille duke aplikuar pikerisht ato masa per te cilat te premten na akuzoi si mashtuesa :-).

Ne nuk behemi xheloze, perkundrazi. I kerkojme qe te vazhdoje ne kete rruge duke anulluar ligjin per procedurat tatimore ose te shfuqizoje te gjitha nenet te cilat parashikojne gjoba falimentuese dhe burg per bizneset.

Nese kjo nuk ndodh, ne do te jemi edhe me shume perpara zyres se tij ne daten 27 nentor, sepse kemi te drejte.

#Ne NukJemi Dakord

Share: