Home KRYESORE Nisma Thurje dhe tregetaret proteste kunder gjobave falimentuese

Nisma Thurje dhe tregetaret proteste kunder gjobave falimentuese

Nisma Thurje ne oren 12:00 perpara Kryeministrise filloi protesta per te kerkuar anullimin ose ndryshimin e ligjt te procedurave tatimore i cili parashikon gjoba falimentuese per bizneset pavaresisht nga demi dhe rrethanat qe ato i shkaktojne shtetit. Organizatooret ne shesh nuk pranojne politikane te PD, jo per PS apo per LSI apo ndonje nga 100 e kusur partite qe ky vend ka. Jemi ne shesh per veten tone, per djersen tone, per bizneset tona. Ne sheh ka njerez te lire te cilet kerkojne drejtesi. Kerkojne sistem ndeshkues si e gjithe bota, ku gjoba eshte ne proporcion me demin e jo ne deshiren e inspektoreve militante. Ne mbrojtje te bizneseve tona te cilat rrezikohen nga papergjegjeshmeria e atyre qe na qeverisin. Sapo kane filluar qe oratoret te marrin fjalen e rastit dhe kundershtuar sipas interesit te cdo njerit dhe me te drejte.

Share: