Home KRYESORE Mos anuloni protestën për rrezik terrorist, anuloni terrorin qe po i bëni...

Mos anuloni protestën për rrezik terrorist, anuloni terrorin qe po i bëni biznesit!

Revolte nga “Nisma Thurje”!

Mbi 2000 qytetare, tregtare dhe aktiviste u mblodhen 10 dite me pare, perpara Kryeministrise per te kerkuar anullimin e ligjit te procedurave tregtare i cili parashikon gjoba falimentuese per bizneset dhe i vendos ato ne duart e inspektoreve militante te partive politike. Ate dite, lajmeruam se protesta do te vazhdonte dhe do te rimblidheshim diten e premte 27 Nentor, perpara Kryeministrise. Qeveria reagoi fillimisht duke na quajtur mashtruesa e genjeshtare e me pas duke hequr taksen e biznesit te vogel me shprese se protesta do te shuhej aty. Por kerkesat tona nuk ndryshojne, sepse ligji nuk ka ndryshuar.

Per kete arsye, ne respekt te ligjit per Tubimet i cili percakton se policia duhet lajmeruar 3 dite perpara, sot i kemi dorezuar asaj zyrtarisht njoftimin per tubimin e dates 27 nentor. Ne menyre verbale, policia na lajmeron se tubimet diten e premte jane te ndaluara per shkak te rrezikut terrorist qe i kanoset vendit tone.

Perfaqesuesit tane, gjate nje takimi ne drejtorine e policise, i kerkuan atehere zyrtareve qe te na jepnin nje pergjigje me shkrim, ku percaktohet nje date tjeter se kur ata mendonin se mund te zhvillohet protesta pa patur rrezik ose ne te kundert te na njoftonin po me shkrim SE DEMOKRACIA NE KETE VEND ESHTE ANULLUAR.

Nese eshte keshtu, do punojme ne ilegalitet, por na e beni te ditur! Ende presim pergjigje! Nderkohe kemi nje mesazh per policine dhe qeverine. Pakenaqesite, Protestat, Revoltat popullore nuk shuhen me hile, me skema, me intriga. Shuhen duke degjuar qytetaret dhe duke korrigjuar gabimet. Shuhen duke biseduar me ta. Shuhen duke plotesuar kerkesat e tyre dhe jo kerkesat e klienteve tuaj.

Ne vend te anulloni protesten per shkak te rrezikut terrorist, anulloni terrorin qe po i beni biznesit ne te gjithe vendin. Anulloni terrorin qe perjetuan dje qytetaret e mbetur pa uje, pa drita, pa sherbim spitalor ne nje qytet qe pretendon te jete Europian.

Jemi ne pritje te nje pergjigjeje zyrtare! Dhe e duam SOT!

Share: