Indrit Hamiti një arkitekt çam i angazhuar ne lëvizjet e kësaj popullsie per njohjen e te drejtave te tyre te patjetërsueshme si profesionist pasi ka vizituar Kishen e Shen Gjergjit ne Shipcke, i surprizuar nga puna profesionale dhe motivi patriotik racional i komunitetit vlleh dhe banoreve te zones shkruan:
“Me një pune te mrekullueshme është realizuar restaurimi e Kishës se Shën Gjergjit ne Shipcke. Restaurimi është financuar dhe ndjekur nga një personalitet me origjine vllahe nga Shipcka dhe me banim ne Mecove me emrin Ioan Averof. Puna është kryer nga arkitekte e artiste Greke e Shqiptare dhe rezultati është mbresëlënës. Eshte një vepër qe te frymëzon për motivet e larta qe shtyjnë dike qe te investoje për ti kthyer njerëzimit një pasuri qe ishte duke u rrënuar.
Do dëshiroja shume qe pas disa vjetësh te shihja neper Çamëri filantrope çame qe investojnë ne restaurimin e teqeve, kishave e xhamive te Margllecit, Koskes etj, duke superuar barrierat politike e qe nëpërmjet kërkimit te identitetit te shtonin pasurinë kulturore tradicionale dhe shpirtërore te rajonit.”
Foto është realizuar ne Kishën e Shën Gjergjit!