Home KRYESORE Gazetari Antoine Leires te cilit ju vra gruaja: “Nuk do ta keni...

Gazetari Antoine Leires te cilit ju vra gruaja: “Nuk do ta keni urrejtjen time”

“Leter e një gazetari francez Antoine Leires, gruaja e të cilit u vra në sulmet e së premtes në Paris”

“Nuk do ta keni urrejtjen time”

Të premten mbrëma keni vjedhur jetën e një qenie të veçantë, dashurinë e jetës time, nënën e djalit tim por nuk do ta keni urrejtjen time. Nuk e di se kush jeni dhe as që dua ta di. Nëse Zoti për të cilin vrisni verbërisht na ka krijuar sipas imazhit të tij çdo plumb në trupin e gruas time do të ishte një plagë në zemrën e tij.

Pra jo nuk do të ua dhuroj urrejtjen edhe pse këtë e keni kërkuar por t’i përgjigjesh urrejtjes me zemërim do të ishte e njëjta injorancë e asaj që u ka bërë të këtillë siç jeni. E dëshironi frikën që të më bëj t’i shikoj bashkëvendasit e mi me sy dyshues, që të sakrifikoj lirinë për sigurinë time. E huqur. Madje edhe nëse vazhdoni të luani ende kështu.

E pashë këtë mëngjes. Në fund, pas netë e ditë pritjeje. Ishte po aq e bukur sa atë të premte në mbrëmje kur doli, po aq e bukur sa në kohën kur çmendurisht rashë në dashuri me të para 12 viteve. Sigurisht se jam i rraskapitur nga mërzia, po ua pranoj këtë fitore të vogël, por do të jetë jetëshkurtër. E di që ajo do të na shoqërojë dhe që do të takohemi në parajsen e shpirtrave në të cilin ju kurre nuk do të hyni.

Ne jemi dy, unë dhe im bir por jemi më të fortë se të gjitha ushtritë e botës. Madje, nuk kam as kohë të ju kushtoj sepse duhet t’i bashkangjitem Malvilit i cili do të zgjohet tanimë. Ai ka 17 muaj, do të ushqehet çdo ditë dhe do të lozim çdo ditë dhe tërë jetën ky djale i vogël do t’ju përbuze duke qenë i lumtur dhe i lirë. Sepse, jo, as urrejtjen e tij nuk do ta keni.

Share: