Papa Françesku foli në xhaminë kryesore në kryeqytetin e Republikës së Afrikës Qendrore, të drobitur nga konfliktet e dhunshme.
Papa Françesku atje tha se të krishterët dhe myslimanët janë vëllezër. Ai i bëri këto komente duke folur në viziten qe kreu xhaminë kryesore në Bangui, kryeqyteti i Republikës së Afrikës Qendrore.
“Së bashku ne duhet t’i themi jo urrejtjes, hakmarrjes dhe dhunës, posaçërisht asaj dhune që ushtrohet në emër besimit apo në emër të vet Zotit”, tha Papa Francesku i njohur per protagonizmin e tij ndaj dialogut fetar.
Ai theksoi se vizita e tij në vendin që ka parë konflikt politik dhe përleshje ndërmjet të krishterëve dhe myslimanëve, do të ishte jo e plotë pa u takuar me komunitetin mysliman ndersa viziten e pare e ka kryer ne Shqiperine e cila njihet nderkombetarisht per tolerancen fetar.
Mesazhi i Papes në meshën e së dielës ne stadiumin Bangui ishte i ngjashëm, thirrje palëve që të lënë armët dhe t’u bashkohen përpjekjeve për t’i dhënë fund konfliktit sektar.