Home KRYESORE Paralelizmi midis ISIS dhe diktaturës Hoxhiste është tinëzar…

Paralelizmi midis ISIS dhe diktaturës Hoxhiste është tinëzar…

Nga Kreshnik Osmani

Te gjitha përpjekjet e kalemxhinjve për te ndërtuar paralelizma ndërmjet ISIS dhe regjimit te Enver Hoxhes, janë përpjekje hileqare, tinëzare dhe dinake për t’i faturuar myslimaneve shqiptare çmimin e diktaturës komuniste pjese e persekucionit te se cilës ata vete ishin. Kemi Bajram dhe Pashke dhe Shqipërinë e kemi bashke është e vetmja formule mbi te cilën mund te funksionoje Shqipëria. Muslimanet Shqiptare nuk janë mish i huaj ne këto troje dhe kane për te qene edhe ne te ardhmen shtylla dhe themele mbi te cilat qëndron kombi ne krah te vëllezërve te tyre te feve te tjera. Nuk kemi ndërmend te emigrojmë gjëkundi. Këtu do te rrime derisa te jete jeta. Kujt t’i pëlqeje te rrije bashke me ne dhe kujt nuk i pëlqen le te shkoje te shtroje detin me pllaka!

Share: