Home KRYESORE Pas Kristit edhe Moikom Zeqo braktisur nga Shendetesia…

Pas Kristit edhe Moikom Zeqo braktisur nga Shendetesia…

Nga Kreshnik Osmani

Para nje ore bera shperndarjen e lajmit per Kristin e vogel te semure rende qe ka nevoje per ndihme. Tani lexoj se Moikom Zeqo i sulmuar rende prej leucemise ka pritur tek dera e onkologjikut tere diten me trajse rrobash ne dore dhe e kane percjelle ne shtepi se nuk ka krevat. Sa dhjetera e mijera te tjere qe nuk i njeh askush treten cdo dite dhe luftojne me vdekjen. Per cilin te besh thirrje me pare. Nje dite mund t’i bjere radha sejcilit prej nesh dhe mjere ne po nuk gjetem njeri te na ndihmoje sepse shteti ka rene. Eshte plotesisht i dorezuar. Jeten dhe vdekjen i ka Zoti ne dore, por ne nuk kemi mundesi te japim shpirt ne spital njerezisht. Keshtu pra, ka dy rruge qe nuk kane te trete. Ose te besh banditin dhe mafiozin per te mbledhur menjane leket e vdekjes, ose te vdesesh ti dhe ndershmeria jote, rrugeve si qen. Nje shtet qe nuk te mbron jeten kur je shendoshe dhe nuk te ofron nje vdekje njerezore kur semuresh, nuk meriton besnikeri!

Share: