Home KRYESORE Kryeministër dil nga deliri i madheshtise…

Kryeministër dil nga deliri i madheshtise…

Nga Ida Nurce

Jam ulur e po te shkruaj nga thellësia e shpirtit tim. Jam e tera ne keto shkronja. Nuk po te shkruaj te te shpreh dashurine, apo urrejtjen qe kam per ty. Po te shkruaj te zgjohesh pak nga deliri i madheshtise e i te qenit njeriu me i larte. Te lutem i dashur ule pak koken e dyndu nje here andej nga siptali. Nje djale i vogel atje, po lufton me jeten. Ai me shume se kurre ka nevoje per ndihmen tuaj, e ti me shume se kurre duhet te tregosh qe e do kete vend, i do keta njerez. Duhet te ndihesh i privilegjuar, qe je shpresa e vetme, por mos e kthe shpinen i dashur kryeminister, nuk te kushton asgje. Mjafton te shesesh nje ore e nje kollare dhe shpeton nje jete. Nuk i jam lutur kurre njeriu, qe te me beje nje nder, por sot po te lutem ty dhe zarave te tu, kthehu nga spitali para se te shkosh ne zyren tende madheshtore prej llampadaresh te jashteimagjinuar nga populli yt. Te lutem beje per ate djale, lotet e te cilit po djegin nje popull! Te lutem!

Share: