Home KRYESORE Petro Koci flet për diktature se te vegjëlve…!

Petro Koci flet për diktature se te vegjëlve…!

Nga Petro Koci

Meqe eshte hapur nje debat lidhur me sistemin zgjedhor dhe mundesine e aplikimit te kompensimit me bonus te partisë qe del e para (primi) po publikoj mendimin tim.

1. Gjykoj se duke verifikuar lehtësisht faktin qe cilësia morale dhe intelektuale e parlamentit ka pësuar regres te qarte duhet adoptuar nje sistem qe shmang mundesite dhe hapesirat qe individët e forte ne para dhe influenca kriminale te jene pjese e kuvendit. Sistemi aktual i proporcionalit rajonal eshte mundesia e arte e kriminalitetit per te hyre ne institucionin politik kryesor ne vend, ne parlament.

Te paret e listave te partive te mesme (Ne ndonjë rast dhe te partive te vogla) nëpërmjet parave te pista blejnë votat dhe kuvendojnë vetëm interesat e tyre personale kriminale apo te grupeve qe i mbështesin. Proporcionali kombetar nuk eshte zgjedhja ime e preferuar. Por ne kushtet e krijuara është sistemi me i mire për te pastruar politiken nga te fortet.

Ky sistem i ve ne gare te ndershme partitë pa përfituar ne kurriz te njëra tjetrës. Dhe kushtëzon koalicione parimore pas-zgjedhore.

2. Bonusi elektoral për partine e pare duhet aplikuar. Pa diskutim. Jep me shume garanci qe qeverisja te mos i nënshtrohet diktaturës se te vegjëlve apo te mesmeve. Dhe te këtë stabilitet.  Por jo vetëm. Garanton përgjegjësi me te drejtpërdrejte për partine fituese. Nuk lejon justifikimet ne kurriz te aleateve. Dhe as përfitime aleatesh ne kurriz te partisë fituese. Por unë jam për një bonus te moderuar. Ne te cilin pragu elektoral garanton pluralizëm dhe nuk dëmton partitë e mesme si LSI, PDIU etj. Qe u mundëson partive te vogla te aleancohen me njera tjetren e te perfaqesohen ne parlament.

Share: