Eshte planifikuar nje takim per identifikimi i Sfidave dhe Nevojave për Caktimin e Modelit të Menaxhimit të Mbetjeve në Rajonin e Adriatikut. Ky takim me qellim caktimin e Modelit të integruar të menaxhimit të mbetjeve të ngurta do mbahet në Bar, Mali i Zi më 26-27 nëntor 2015. Takimi është organizuar nga Shoqata e Bashkive të Malit të Zi ( UOM ) . Qëllimet e takimit janë:
(1) komunikimi dhe bashkëpunimi mes komuniteteve në të tre zonat pilote,
(2) mundësia për bashkitë nga zonat pilote që të bien dakort mbi parime të bashkëpunimit,
(3) procesi i formulimit të politikave rekomanduese mbi menaxhimin e mbetjeve në zonat kufitare.
Ky takim do sjelle së bashku përfaqësues të NALAS, GIZ, Grupit të Punës për Zhvillim Rural, përfaqësues nga nëntë bashki dhe nga ndërmarrjet e tyre publike për menaxhimin e mbetjeve: Slivno dhe Mljet (Kroaci); Neum (Bosnia dhe Herzegovina); Herceg Novi, Bar dhe Uqin (Mal i Zi); Shoder, Vau i Dejes dhe Lezhe (Shqipëri); përfaqësues të shoqatave të tyre, ekspertë kombëtarë dhe përfaqësues të ministrive. Ky aktivitet zbatohet si pjesë e projektit “Menaxhimi i Mbetjeve të Ngurta në zonat kufitare rurale dhe bregdetare të Europes Juglindore
Takimi pershendetet nga Zoran Srzentic, Kryetar i Bashkise Bar, Refik Bojadzic, Kryetar i Shoqates se Bashkive te Malit te Zi dhe Christophe di Marco Menaxher i Fondit Sektorial GIZ ORF MMS.