Home I pakategorizuar POPULISEM SPEKULATIV E SHKATERRUES PER SISTEMIN SHENDETESOR.

POPULISEM SPEKULATIV E SHKATERRUES PER SISTEMIN SHENDETESOR.

Nga Tritan Shehu!

Projekt Ligji i derguar nga Qeveria ne Kuvend per te ndryshuar nenin 12 te Ligjit “Per sigurimet e detyrueshme te kujdesit shendetesor” kerkon te vendose rregullin sipas te cilit te gjithe personat qe nuk sigurohen, te kene te drejte aksesi gratis te mjeku i familjes. Ky eshte vecse nje vazhdim i Iluzionit shkaterues per nje “shendetesi falas”, qe tashme nuk i beson me askush sepse:

 E drejta per tu mbuluar “gratis” nga mjeku i familjes te atyre qe NUK MUND te sigurohen, nuk eshte nje risi per sistemin tone shendetesor. Sipas ligjit ne fuqi te gjithe ata qe NUK MUND te kontribuojne, si te pa punet, ata te perfshire ne skemen e ndihmes sociale, pensionistet, nxenesit e studentet, handikapet etj jane futur automatikisht ne mbulimin e sigurimit shendetesor, duke ju ofruar GRATIS sherbimi jo vetem i mjekut te familjes, por dhe ai i specializuar, spitalor etj.

Me kete ndryshim te ri ne te vertete shteti nuk merr persiper ndonje impenjim tjeter financiar, sepse sic shpjegova shtresat qe NUK MUND te kontribuojne jane aktualisht te mbuluara. Gjithashtu ligji ekzistues parashikon dhe kontributet vullnetare.

Fryma e ketij ndryshimi godet pikerisht konceptin se qytetaret qe gjykohet se MUNDET te kontribuojne DUHET ta bejne kete per sherbimet qe u ofrohen. Shtresat qe NUK MUNDET te kontribuojne jane te percaktuara me ligjin ekzistues. Prandaj permbajtja e ketij ndryshimi eshte thellesisht spekullative dhe anti shtet.

Pasojat e ketij ndryshimi do te jene tejet negative duke shkaterruar nje tradite e edukate kontributesh, qe po implementohet ne vendin tone, e domosdoshme kjo per rritjen e financimit kaq te ulet aktual te sistemin tone shendetesor.

PRA KY ESHTE VETEM POPULIZEM ULTRA MAJTIST I QEVERISE, QE GODET THEMELET E SHTETIT LIGJOR, PRINCIPET E SOLIDARITETIT, MBJELL IDETE ANARKISTE SE MUND TE PERFITOSH PA KONTRIBUAR EDHE KUR MUND TE KONTRIBUOSH!!

Share: