Home KRYESORE PS, PD dhe LSI nuk tregojnë fondet e zgjedhjeve…

PS, PD dhe LSI nuk tregojnë fondet e zgjedhjeve…

Organizata Albanian Institute of Science (AIS) në zbatim të projekteve për transparencë dhe të dhëna të hapura (open data albania) ka kërkuar nga tre partitë politike kryesore, të bëjnë transparente për publikun shpenzimet dhe donatoret e fushatës zgjedhore 2015 por has ne pergjigje negative injorim! AIS duke parë që kjo kërkesë e përpiluar edhe me format zyrtar, nuk ka marrë përgjigje, ka iniciuar një proces ankimimi gjyqësor mbi të Drejtën e Informimit.

Nesër datë 10 nëntor 2015 në Gjykatën Administrative Tiranë, ora 15.00, pritet të jetë seanca përfundimtare dhe vendimi i Gjykatës per tre partitë politike janë PS, PD, LSI. Sipas AIS, neni 9 i Kushtetutës parashikon se Burimet financiare të partive, si dhe shpenzimet e tyre bëhen kurdoherë publike. Kjo është hera e parë që tre Parti Politike janë palë e paditur në një proces gjyqësor.

 

Share: